LAJMI I FUNDIT:

Samsung njofton për rritje të fitimeve më shumë se 900 për qind

Samsung njofton për rritje të fitimeve më shumë se 900 për qind

Samsung Electronics pret që fitimet e kompanisë në tre muajt e parë të vitit 2024 të tejkalojnë për 10 herë ato të vitit të kaluar.

Kompania është optimiste për rritjen e të ardhurave pasi çmimet e çipave janë rikuperuar nga rënia pas pandemisë dhe kërkesa për produkte me Al është rritur.

Ndryshe, Samsung me bazë në Korenë e Jugut është prodhuesi më i madh në botë i çipave, telefonave dhe televizorëve, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.


Gjiganti teknologjik vlerëson se fitimi i tij operativ vetëm gjatë tre mujorit të parë të këtij viti është rritur në 4.9 miliardë dollarë, 931 për qind më i lartë se vitin e kaluar.

Që këto fitime të jenë aq të larta thuhet të ketë ndikuar rikthimi i çipave në tregun global, pasi kërkesa për furnizim me ta mbetet e madhe.

Por, tërmeti që goditi së fundmi Tajvanin, mund të ndikojë edhe në furnizimin global me çipa, gjë që mund të dërgojë Samsung-un në rritjen e çmimeve.

Megjithatë, kompania pritet të rrisë të ardhurat edhe nga shitja e serisë së re Galaxy S24. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Teknologji
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Teknologji
Microsoft do t'iu kërkojë të gjithë punëtorëve amerikanë dëshmi të vaksinimit

Microsoft do t'iu kërkojë të gjithë punëtorëve amerikanë dëshmi të vaksinimit

Kalo në kategori