LAJMI I FUNDIT:

Samsung – i pari në Kinë

Samsung – i pari në Kinë

Dominimi i Apple në tregjet e zhvilluara nuk po pasqyrohet në Kinë. Në të vërtetë, në tregun kinez prodhuesi udhëheqës i smartphonëve është Samsung i cili ka posedim tri herë më të madh të tregut se Apple.

Sipas të dhënave nga Gartner, Samsung ka në posedim 24.3% të tregut kinez të smartphonëve, derisa Apple në vendin e pestë duhet të kënaqet me 7.5% të tregut. Suksesi në tregun kinez është shumë i rëndësishëm, në veçanti për shkak se pikërisht Kina vitin e kaluar u bë tregu më i madh i celularëve, e dërgesat po shënojnë rritje të madhe. Parashikohet se këtë vit në Kinë do të shiten 137 milion smartphone që është rritje prej 52% në krahasim me vitin e kaluar.

Në krahasim me çerekun e tretë të vitit të kaluar Samsung në tregun Kinez dyfishoi avantazhin ndaj Apple. Përderisa iPhone mos të jetë në dispozicion në një numër më të madh të operatorëve mobil kinez, në Gartner nuk besojnë në ndryshime dramatike në këtë treg. Pas Samsung, në Kinë janë më të popullarizuar Nokia, Huwawei dhe ZTE. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Teknologji
Apple zgjidhi problemin me mjetet fizike për hakimin e iPhone

Apple zgjidhi problemin me mjetet fizike për hakimin e iPhone

Teknologji
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Starlink apo 5G, cili e ofron internetin më të shpejtë?

Starlink apo 5G, cili e ofron internetin më të shpejtë?

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Kalo në kategori