LAJMI I FUNDIT:

Samsung do të shesë 80 milionë Galaxy S4

Samsung do të shesë 80 milionë Galaxy S4

Për një kohë shumë të shpejtë, Samsung Galaxy S4 është shndërruar në telefonin më të shitur Android, pasi që Samsung pak kohë pas lansimit njoftoi se ka arritur të shesë më shumë se 10 milionë njësi të këtij modeli të telefonit të mençur.

Dhe tani, edhe pse pritet që ky trend të ngadalësohet, sipas vlerësimeve të ekspertëve të tregut thuhet se Samsung do të arrijë të shesë miliona nëjsi të reja të Galaxy S4.

Më saktë, sipas RBC Capital Markets, shitjet e Galaxy S4 do të arrijnë në 80 milionë njësi brenda këtij viti. Samsung gjithsesi se do të jetë e kënaqur me këto shifra, të cilat nuk i ka arritur me asnjë model tjetër.

Bazuar në trendin e shitjeve në SHBA, Samsung pothuajse i ka shitur të gjitha njësitë e versionit të zit ë Samsung Galaxy S4 me 32GB, ndërsa kërkesa për atë me 16GB është gjithashtu shumë e madhe. / Telegrafi /