LAJMI I FUNDIT:

Samiti SEECP mundësi e mirë për të ritheksuar kontributin e Kosovës për paqe dhe stabilitet, presidentja Osmani falënderon kryeministrin grek

Samiti SEECP mundësi e mirë për të ritheksuar kontributin e Kosovës për paqe dhe stabilitet, presidentja Osmani falënderon kryeministrin grek

Në Selanik të Greqisë po mbahet Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), ndërsa me këtë rast presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se samiti ishte një mundësi e mirë për të treguar kontributin e Kosovës për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Osmani në një postim në Twitter falënderoi kryeministrin grek Mitsotakis për mikpritjen, ndërsa njoftoi edhe për takimin me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

“Samiti i SEECP-së ishte një mundësi për të ritheksuar kontributin e Kosovës për paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe përpjekjet dhe reformat tona të pandërprera që na sjellin më pranë rrugës euroatlantike. Faleminderit kryeministrit Mitsotakis për mikpritjen dhe urime Greqisë për një udhëheqje të suksesshme”, shkruan Osmani.


Presidentja Osmani në një postim tjetër në Twitter njoftoi edhe për takimin me presidentin slloven, Borut Pahor.

“Kënaqësi të takohem me presidentin BorutPahor në SEECP në Selanik për të ritheksuar marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe dhe për ta falënderuar për mbështetjen në rrugën tonë euroatlantike”, shkruan Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori