Samiti i XXV-të i NATO-s
Më 20 dhe 21 maj, në Çikago të Shteteve të Bashkuara mbahet Samiti ose mbledhja e nivelit të lartë e udhëheqësve të vendeve anëtare të NATO-s, për takimin e 25-të aleancës së Atlantikut Verior. Presidenti Barak Obama do të presë udhëheqësit e vendeve të NATO-s në qytetin e tij Çikago, ku do të bisedohet për të ardhmen e aleancës ushtarake, duke u përqendruar kryesisht mbi gjendjen në Afganistan, por edhe mbi sfidat tjera me të cilat përballet kjo organizatë në shekullin XXI. Nevoja për të siguruar se Aleanca ka aftësitë dhe mundësitë për të mbrojtur popujt dhe territoret e vendeve anëtare, si edhe domosdoshmëria për forcimin dhe zgjerimin e rrjetit të partnerëve të NATO-s anë e mbanë botës, është gjithashtu në rendin e ditës. Sepse, sipas vet Aleancës, si një mjet i pazëvendësueshëm stabiliteti, NATO nevojitet të ruaj kapacitetet që ka tani dhe të mbrojë sigurinë dhe vlerat e vendeve anëtare, ndërkohë që përpiqet të krijojë mundësi për partneritete edhe me vendet jashtë rajonit gjeografik të Atlantikut Verior.
Pritet që në tubimin e Çikagos tema kryesore të jetë Afganistani. NATO do të vendosë për tërheqjen e trupave ushtarake nga ai vend brenda mbarimit të vitit 2014, ndërkohë që do të angazhohet që të zhvillojë një partneritet afatgjatë me popullin e atij vendi. Kjo, sipas ekspertëve, ndodhë sepse në vendet demokratike anëtare të NATO-s nuk ekziston më një përkrahje për luftën në Afganistan dhe si rrjedhim politika duhet patjetër të reflektojë dëshirën e shumicës së popullit të vendeve anëtare, qoftë këtu në Shtetet e Bashkuara, qoftë në Evropë.
Ekspertët thonë se afati i tërheqjes së forcave të aleancës perëndimore nga Afganistani duhet të zbatohet me qëllim që t’i dërgohet një mesazh qeverisë afgane se nuk mund të varet përgjithmonë nga Amerika. Njëri nga këta ekspertë, Shanë Kej, profesor pranë universitetit Uellsien në shtetin Ohajo, i tha Zërit të Amerikës se “afganët duhet të marrin përsipër përgjegjësinë për mbrojtjen e vendit të tyre”.
Në mbledhjen e Çikagos NATO do të vendosë gjithashtu mënyrat për trajnimin, konsultimet dhe ndihmat për forcat afgane gjatë tranzicionit dhe pas tërheqjes së forcave të aleancës nga Afganistani, si pjesë e ndihmave të përgjithshme ndërkombëtare për atë vend. Në fillim të këtij muaji Presidenti Obama tha se koalicioni ushtarak perëndimor do të caktojë objektivin që vitin që vjen vet forcat afgane të kryesojnë operacionet luftarake anë e mbanë vendit.
Një çështje tjetër delikate në Samitin e Çikagos do të jetë buxheti dhe financimi i operacioneve ushtarake. Publiku dhe Kongresi amerikan kanë filluar të tregohen të padurueshëm me vendet anëtare të NATO-s të cilat nuk kryejnë detyrimet e tyre financiare. Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme i Kongresit Amerikan, Xhon Kerri i përmblodhi më së miri shqetësimet amerikane në lidhje me këtë çështje, duke thënë se ‘’të gjithë ne e kuptojmë se kjo është një kohë kursimesh, por është një periudhë kursimesh për të gjithë, dhe si rrjedhim ne do të detyrohemi të përcaktojmë prioritetet, duke vendosur se çka është më e rëndësishme dhe çka është më pak e rëndësishme’’.
Disa informacione interesante në lidhje me këtë takim të nivelit të lartë në Çikago janë të një natyre kombëtare dhe ndërkombëtare. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Rasmussen, tha se tubimi në Çikago është më i madhi në historinë e aleancës, ku po marrin pjesë rreth 60-vende dhe organizata, përfshirë Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Bankën Botërore dhe disa vende të Azisë Qendrore. Rasmsussen u citua në median amerikane të ketë thënë se takimi në Çikago do të ‘’demonstrojë se i gjithë komuniteti ndërkombëtar ka përgjegjësi për gjendjen në Afganistan dhe në rajon.’’
Siç duket Rusia, megjithëse e ftuar për të marrë pjesë, nuk do të jetë e pranishme në një nivel të lartë me justifikimin se Presidenti Putin do të jetë i nxënë me formimin e qeverisë së re. Por, dihet se kohët e fundit marrëdhëniet midis Moskës dhe NATO-s nuk kanë qenë shumë të mira dhe si rrjedhim Rusia do të përfaqësohet në nivelin e një diplomati në Çikago.
Sipas shtypit amerikan, Izraeli nuk është i ftuar të merrte pjesë, me hamendjen se Turqia mund të ketë bllokuar pjesëmarrjen izraelite në takimin NATO. Por Sekretari Rasmussen, duke hedhur poshtë këto pretendime, tha se Izraeli nuk u ftua sepse nuk bën pjesë në misionet e NATO-s në Afganistan dhe në Kosovë.
Por, ndoshta lajmi më i rëndësishëm nga takimi i nivelit të lartë të NATO-s në Çikago këtë fundjave do të jenë protestat e mëdha që grupe të ndryshme kanë në plan të bëjnë gjatë zhvillimit të punimeve të samitit. Një demonstrues u citua nga rrjeti televiziv amerikan FOX të ketë thënë se po bëhen plane të mëdha për protesta, duke deklaruar se ‘’do të ketë luftë në rrugët e Çikagos’’.
Në përgjigje të këtyre protestave të paralajmëruara nga protestues të të gjitha ngjyrave, policia e Çikagos, nga ana e saj, ka njoftuar planet për të bllokuar rrugë dhe zona të tëra të qytetit për të ndaluar protestuesit që të pengojnë ose edhe më keq të ndërpresin punimet e mbledhjes së nivelit të lartë. Ironia e këtyre protestave është se organizatorët kanë në plan të kundërshtojnë dhe të protestojnë kundër një aleance që siguron dhe mbron me çdo kusht jo vetëm të drejtën e tyre për të demonstruar në Çikago dhe kudo tjetër, por siç duket ata janë edhe kundër një aleance e cila përveç popujve të vendeve anëtare, u ka ardhur në ndihmë shumë popujve në përpjekjet e tyre për të siguruar lirinë, siç ishte rasti i Libisë kohët e fundit dhe çlirimi i Kosovës vite më pare.
Me mbarimin e Luftës së Ftoftë, misioni afatgjatë i NATO-s është më pak i qartë se ç’ishte gjatë asaj periudhe, kur misioni i aleancës ishte kryekëput të mbronte botën perëndimore nga kërcënimet e Bashkimit Sovjetik dhe të komunizmit ndërkombëtar.
Nuk është e rastit që çështja kryesore e Samitit në Çikago është gjendja në Afganistan dhe mënyra se si Aleanca duhet të menaxhojë tërheqjen e forcave të saj nga ai vend. Tërheqja e NATO-s nga ai vend, gjatë këtij tranzicioni për të cilin do të vendosë Aleanca këtë fundjavë në Çikago, ka mundësi të vendosë të ardhmen e organizatës NATO për dekadat e ardhshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvilloj ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania Kosovare ZiuuRugs

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker