LAJMI I FUNDIT:

Salihaj flet për dëshmitë e Shkumbin Mehmetit, thotë se urdhërdhënësit e krimeve janë në krye të shtetit

Salihaj flet për dëshmitë e Shkumbin Mehmetit, thotë se urdhërdhënësit e krimeve janë në krye të shtetit

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj ka komentuar deklaratat e dëshmitarit të mbrojtur të Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmetit për vrasjet e pasluftës.

Salihaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se dëshmit që i prezantoi mbrëmë Mehmeti nuk dolën për herë të parë në opinion dhe as befasisht ,sepse sipas tij shumica prej tyre janë publikuar edhe më pare nëpër portale dhe media te ndryshme.

“Të gjitha këto dëshmi janë të njohura për prokurorinë,policinë dhe gjykatat. Por,ato,në vend që t’i ndjekin kriminelët,e bëjnë të kundërtën,i fshehin dëshmitë dhe krimet,i mbrojnë kriminelët dhe i rrezikojnë edhe më tutje viktimat”,ka shkruar Salihaj.


Postimi i plotë:

Dëshmitë e Shkumbin Mehmetit nuk dolën mbrëmë për herë të parë në opinion dhe as befasisht ,sepse shumica prej tyre janë publikuar edhe më pare nëpër portale dhe media te ndryshme. Të gjitha këto dëshmi janë të njohura për prokurorinë,policinë dhe gjykatat. Por,ato,në vend që t’i ndjekin kriminelët,e bëjnë të kundërtën,i fshehin dëshmitë dhe krimet,i mbrojnë kriminelët dhe i rrezikojnë edhe më tutje viktimat. Të gjithë ne që kemi qenë viktima të atentateve e tentim atentave,edhe sot jemi plotesisht të rrezikuar,sepse jemi dëshmitarë të gjallë të krimeve të tyre. Urdhërdhënësit e krimeve janë në krye të shtetit,ndërsa shteti ynë është tërësisht i kriminalizuar në çdo segment të tij. Asnjë prej segmenteve të drejtësisë e të shtetit në tërësi nuk është jashtë kontrollit të strukturave të krimit të organizuar. Ndoshta Gjykata Speciale do ta zbardhë një pjesë të vrasjeve politike,por jam i bindur se shumica do të mbeten të pazbardhura,sepse janë kryer pas 31 dhjetorit 2000. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori