LAJMI I FUNDIT:

Sali Berisha: Edi Rama në protestat kundër Donald Trump në New York (Foto)

Sali Berisha: Edi Rama në protestat kundër Donald Trump në New York (Foto)

Ndërkohë që Edi Rama merr pjesë në hapjen e ekspozitës së tij me piktura në New Jork, aty ka pasur edhe disa protesta kundër zgjedhjes së Donald Trump që siç raportojnë mediat vendase, organizohen nga miliarderi Soros.

Por ish kryeministri Sali Berisha, ngre dyshime se në këto tubime anti Trump ka marrë pjesë edhe vetë Edi Rama. Për këtë Berisha i referohet një postimi në FB të fotografes personale të kryeministrit, Blerta Kambo, e cila shkruan se ka ndjekur turmën e protestuesve dhe madje ka realizuar edhe një video.

Por ajo që ka kapur në tekstin e saj ish-kryeministri, është fakti se ajo kur përshkruan pjesëmarrjen, thotë gjithmonë “ne”, duke hedhur dyshime se “ne”, është Rama me stafin e ngushtë që ka marrë me vete në New York.


Postimi i plotë i Sali Berishës:

A mori pjese Rama ne protetestat anti Trump ne New York?!

Te dashur miq, fotografja e Edvinit, Blerta Kambo, qe shoqeron Ramen i cili ndodhet New York per motive personale me parate e takspagueseve, poston ne fb e saj video nga protestat ne rruget e qytetit kunder presidentit te zgjedhur Trump.

Duket se vet ajo se bashku me Ramen kane marre pjese ne proteste pasi ne statusin e saj ne fb qe shoqeron videon, shprehet ne shumes çka le te kuptohet qe ajo ne proteste shoqeron per shkak te detyres bosin e saj. Ajo shprehet se: “ne”me kuriozitet nisem te ndjekim turmen…dhe me tej vazhdon: ne i lame ata (protestuesi) para Kulles se Trumpit. A e ka fjalen per Ramen apo vetem per Fugen apo per te dy kur thote “ne”, kete nuk e sqaron, sidoqofte ky status ne fb i Blertes se paku duket si nje pilule qetesuese per Ramen, i cili tani ka me vete edhe protestuesit, per te cilet mediat thone se paguhen nga Soros, nje kundershtar i eger i mirenjohur i republikaneve! sb

salo

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori