LAJMI I FUNDIT:

Saimir Pirgu hap galanë e madhe në “Opernhaus”

Saimir Pirgu hap galanë e madhe në “Opernhaus”

Saimir Pirgu ka hapur koncertin gala të 1 janarit në "Opernhaus" të Cyrihut, në krah të baritonit të famshëm Renato Bruson.

Interpretimi u cilësua një sukses i jashtëzakonshëm për tenorin e ri shqiptar, i cili këndoi njërin prej tri roleve kryesore të operës "Rigoletto" të Giuseppe Verdit. Në krah të tij ishte edhe baritoni i famshëm Renato Bruson nën bagetën e dirigjentit Nelo Santi, të cilët po ashtu, u pritën me ovacione nga publiku zviceran.

Ishte mjaft emocionuese të shikoje se si e pritën tenorin e ri shqiptar spektatorët e shumtë jashtë teatrit, për të rrëmbyer autografe prej tij. Aty-këtu dëgjoheshin copëza bisedash në gjuhën gjermane, angleze apo franceze. "…vetëm 27 vjeç?!" , "…tenor shqiptar?!" "…Verdi nga Shqipëria?!" apo " ..një 27 vjeçar nga Tirana në rolin e Dukës së Mantovës e në krah të Renato Bruson?!"

Po, ishte e vërtetë. Zëri i mrekullueshëm i Saimir Pirgut e zbukuroi atë shfaqje me ëmbëlsinë, temperamentin dhe forcën artistike. Shkëlqimi i timbrit të tij si dhe kontrastet e ëmbla në pianissimo, që përcollën momentet më lirike të operës, evidentuan edhe kësaj here mjeshtërinë e lartë artistike të këtij tenori të ri 27-vjeçar, i cili interpretoi përkrah këngëtarëve dhe muzikantëve më të shquar të epokës. /bw/


Në trend Kultura

Më shumë
Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Keqardhja e Lasgushit: Kur u kthye nga Parisi, kolegët nuk rrinin me Enverin - e quanin “tutkun”!

Keqardhja e Lasgushit: Kur u kthye nga Parisi, kolegët nuk rrinin me Enverin - e quanin “tutkun”!

Kulture
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

KËNGË DASHURIE

KËNGË DASHURIE

Poezi
Who is Who

Who is Who

Kalo në kategori