LAJMI I FUNDIT:

Sadiku: 53 rastet e testuara në karantinë dalin negative, nesër lirohen në shtëpi

Sadiku: 53 rastet e testuara në karantinë dalin negative, nesër lirohen në shtëpi

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku ka thënë se sot janë testuar edhe 53 raste të vendosur në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, fatmirësisht të gjitha rastet kanë rezultuar negativ.

Sadiku, theksoi se të njëjtit do të lirohen nesër nga karantina, teksa ka shtuar duhet të vetizolohen edhe për 14 ditë tjera në shtëpitë e tyre.

“Testimi i radhës- Karantina COVID19. Sot janë testuar edhe 53 raste të vendosur në Karantinë për COVID19 . Të gjitha rastet janë negative dhe të gjithë 53 veta, lirohen nesër për vetizolim 14 në shtëpi! Ky është grupi katërt i të testuarëve në 4 ditët e fundit prej 190 të testuarëve dhe të gjithë kanë qenë negativ”, ka thënë Sadiku.


Ai ka falënderuar të gjithë ata që janë të angazhuar në karantinë.

“Faleminderit të gjithë stafit që janë të angazhuar në Karantinë: zyrtarët e Qendrës së Studentëve, Policia e Kosovës, zyrtarëve të MSh, ekipeve mjekësore të IKSHPK-së, ekipeve mjekësore të mjekësisë familjare dhe grupit të madhe e të pa lodhshëm të vullnetarëve të cilët po kontribuojnë në mbarëvajtjen e punëve në Karantinë”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori