Po shtohen zërat e politikanëve evropianë që kërkojnë që shtetet e BE ta ndalojnë së bashku qeverinë turke të mbajë manifestime elektorale edhe në Evropë. Ky propozim bart në vetvete shanse dhe rreziqe njëkohësisht.
Kush duhet të ndihet i provokuar nga fjalimet elektorale të politikanëve turq: shtetet e veçanta evropiane apo i gjithë BE?
Kancelari i Austrisë, Christian Kern e quajti “me vend një mënyrë të përbashkët veprimi të BE, për t’i penguar dalje të tilla në fushatën elektorale”.
Me këtë ai përvijoi dimensionin e sfidës: fjalimet në fushatën elektorale të politikanëve të huaj janë një fenomen relativisht i ri në shtetet e BE.
Dhe meqenëse bëhet fjalë për politikanët e një shteti të madh – Turqia ka rreth 80 milionë banorë – fjalime të tilla kanë peshë të konsiderueshme politike. Prandaj Evropa duhet të veprojë së bashku, u shpreh Kern.
Një ndalim i fjalimeve të tilla në të gjithë Evropën mund të pengojë që disa vende si Gjermania të ndodhen nën presionin e Turqisë.
Ngjashëm u shprehën në fundjavë edhe politikanë gjermanë.
Po sa i mundur është një pozicion i përbashkët i BE përballë Turqisë?
I përjashtuar ai nuk është, por për momentin ka pak gjasa që ai të ndodhë, tha Raphael Bossong nga Instituti Gjerman për Politikën Ndërkombëtare dhe Sigurinë (Stiftung Wissenschaft und Politik).
Ai nuk beson që një mobilizim i llojit të tillë mund të kthehet në një strategji të rregullt të qeverisë turke.
“Nëse një gjë e tillë do të përsëritet dhe nëse nga kjo krijohet në plan afatmesëm një krizë, e nxitur edhe nga sanksione serioze kundër Holandës, atëherë një pozicion i përbashkët evropian do të bëhet i domosdoshëm”.
Fjalë të ashpra
Veçanërisht në Gjermani gjendja nuk duhet të shkallëzohet më tej, thotë Bossong.
Pikërisht kjo është arsyeja pse Kancelarja Merkel ende nuk është shprehur për çështjen e një pozicioni të përbashkët evropian.
Merkeli vërtet shprehu solidaritetin e saj me Holandën dhe e mori atë në mbrojtje përballë sharjeve të Erdoganit.
Por ndaj veprimeve të përbashkëta – si ndalimeve për të hyrë në shtetet e BE – ajo ka qëndrim të rezervuar, supozon Bossong. Shkaqet janë të dukshme: “Kjo nxit si populistët turq, ashtu edhe ata evropianë”.
Sepse nëse evropianët do të përgjigjeshin me instrumente të tilla, atëherë Erdogani mund t’i akuzojë ata edhe më tepër për një qëndrim gjoja antiislamik. Dhe populistëve evropianë do t’u vinte për hosh çdo konflikt me politikanët islamikë.
Që tani është e vështirë që të rikthehesh në format normale të komunikimit. “Përballë ashpërsisë së gjuhës së përdorur e ke të vështirë ta përfytyrosh si mund të dalësh prapë nga një tren i tillë, po të jetë vënë ai në lëvizje njëherë”.
Keqpërdorim i minoriteteve në politikën e jashtme
Njëkohësisht konflikti me BE prek një pikë, që mund të kthehet në çështje delikate për një sërë shtetesh: instrumentalizimi politik i minoriteteve.
Manifestimet – të pakta në numër – në Rotterdam si dhe atmosfera euforike gjatë daljeve në fushatën elektorale të politikanëve turq në Gjermani lënë të kuptosh se disa politikanë mund ta përdorin praninë e bashkatdhetarëve të tyre në botën e jashtme fare mirë si mjet presioni.
Të parat që e ndien këtë ishin Gjermania, Austria dhe Holanda – shtetet e BE me numrin më të madh të minoriteteve turke.
Se si mund të kthehen në top loje të politikës së jashtme minoritetet, kjo doli në pah edhe në konfliktin e Ukrainës.
Deri sot, Rusia e argumenton politikën e saj ndaj vendit fqinj edhe me “mbrojtjen” e nënshtetasve rus.
Edhe në Estoni dhe Letoni ekziston shqetësimi se minoriteti rus – që përfaqëson një të tretën përkatësisht një të katërtën e gjithë popullatës – mund të përdoret nga Moska si pretekst për një mënyrë më të ashpër veprimi përballë fqinjëve më të vegjël.
“Më e mira është që hë për hë të mbahet një qëndrim i rezervuar”, nga ana e BE, thotë Bossong. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar "situata të rrezikshme"

Brigada Azov tani me dronë “Made In Ukraine”, me ta po e kanë më të lehtë gjuetinë ndaj objektivave ruse

Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare