LAJMI I FUNDIT:

Rusia kalon Kinën me numrin e të infektuarëve me COVID-19

Rusia kalon Kinën me numrin e të infektuarëve me COVID-19

Rusia ka konfirmuar se vetëm gjatë ditës së diel janë regjistruar 6,198 raste të reja me Coronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në vend me 87,114 të infektuar.

Me këtë, Rusia ka kapërcyer Kinën për numrin e rasteve të konfirmuara me COVID-19, ku deri më tani janë regjistruar 84,500 raste.

“Rusia ka regjistruar një rritje prej 87,114 rasteve me Coronavirus. Pesëdhjetë pacientë me COVID-19 kanë vdekur gjatë ditës së kaluar. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Rusi është 794”, shkruan TASS, përcjell Telegrafi.


Moska ka konfirmuar 2,871 raste të reja me Coronavirus, duke arritur në numrin e përgjithshëm prej 45,351 të infektuar.

Gjithsej 31 vdekje janë konfirmuar në Moskë, katër në Ingusheti, tre në rajonin Ryazan dhe dy në Rajonin e Volgogradit. Kurse, ditën e shtunë janë regjistruar 744 vdekje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Bosnja
Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar

Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar

Botë
Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Azia
Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Evropa
Musk thotë se qeveria amerikane duhet të

Musk thotë se qeveria amerikane duhet të "fshijë të gjitha agjencitë"

Amerika

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kalo në kategori