Rreziku nga një luftë e re në Ballkan e ka detyruar Serbinë që ti afrohet Moskës, vlerësoi portali rus, Vozglad.
Portali shkroi se furnizimi i Serbisë me sisteme moderne të armatimit ishte një nga temat kryesore të takimit mes Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili qëndroi për vizitë në Rusi.
Me këtë rast u fol edhe për iniciativa tjera, si zona e tregtisë së lirë me Serbinë dhe unioni i Euroazisë.
“Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bashkimin Evropian zyrtarët janë të detyruar të pranojnë se pozita e Rusisë në Ballkan është forcuar”, shkroi Vozglad.
Portali vuri në pah se gjatë vizitës në Moskë, Vuçiq deklaroi se me dekada të tëra nuk ka pasur një bashkëpunim kaq të ngushtë ushtarak mes dy vendeve.
“Të jemi të sinqertë, nuk bëhet fjalë për dekada. Një bashkëpunim i këtillë ne fushën ushtarake dhe teknologjike mes dy vendeve nuk ka ekzistuar kurrë. Dhe atë jo vetëm në historinë e kontakteve mes Serbisë dhe Rusisë, por as në atë të kontakteve mes Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë”, vlerësoi portali.
Vozglad më tutje shkroi se Vuçiq edhe më herët ka nënvizuar se Serbia është në rrugën evropiane, por paradoksi qëndron në faktin se as ai, e askush tjetër në Beograd nuk ka formuluar me qartësi se çfarë nënkupton në praktikë ky betim ritual. “Për një kohë të gjatë Vuçiq ja ka arritur që me këtë frazë magjike të paralizoi vetëdijen e Brukselit dhe të Uashingtonit, por duket se tani amerikanët kanë humbur durimin”, konstatoi Vozglad. /21Media/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës