LAJMI I FUNDIT:

Rusia: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO e minon stabilitetin në Evropë

Rusia: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO e minon stabilitetin në Evropë

“Procesi i zgjerimit të NATO-s, duke përfshirë edhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, e minon besimin dhe stabilitetin në kontinentin evropian dhe kontribuon në rritjen e konfrontimeve”.

Këtë për “Sputnik” e ka thënë drejtori i Divizionit të Katërt Evropian pranë Ministrisë për Punë të Jashtme të Rusisë, Jurij Pilipson, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëndrimi i Rusisë për zgjerimin e NATO-s është i njohur. Ky proces, në vete është destruktiv, e minon besimin dhe stabilitetin në kontinentin evropian dhe kontribuon në rritjen e përplasjeve. Anëtarësimi i anëtareve të reja në NATO, duke e përfshirë edhe Maqedoninë, e shikojmë pikërisht nga ky aspekt”, tha Pilipson.


Ai shtoi se problemi nuk është në kërcënimet ushtarake që Maqedonia mund të paraqesë për Rusinë, por rreziku për sigurinë evropiane, që sipas tij për këtë nevojiten metoda të ndryshme, e jo me zvarritjen e Maqedonisë në politikat anti-ruse dhe planifikimin ushtarak të NATO-s./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fried: Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar

Fried: Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar

Lajme
Kurti në Ballkonin e Hapur takon Jasharin, Maqedoncin e Muratin: Fuqizimi i ushtrisë ndër prioritetet tona

Kurti në Ballkonin e Hapur takon Jasharin, Maqedoncin e Muratin: Fuqizimi i ushtrisë ndër prioritetet tona

Lajme
Zëvendësministri Dobra, Haradinajt: Dezinformimi është i dëmshëm për shëndetin, në FSK nuk ka më pagë 400 euro

Zëvendësministri Dobra, Haradinajt: Dezinformimi është i dëmshëm për shëndetin, në FSK nuk ka më pagë 400 euro

Lajme
Pamje spektatore nga Mali i Nemërçkës, maja më e lartë në Jug të Shqipërisë

Pamje spektatore nga Mali i Nemërçkës, maja më e lartë në Jug të Shqipërisë

Lajme
25 vjetori i themelimit, Kurti: Zemra mal kur shohë që fëmijët e duan Policinë e Kosovës

25 vjetori i themelimit, Kurti: Zemra mal kur shohë që fëmijët e duan Policinë e Kosovës

Lajme
Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Lajme
Kalo në kategori