LAJMI I FUNDIT:

Rusët po e vuajnë humbjen e luftanijes Moskva: Ai ishte simbol i fuqisë dhe shpresës sonë

Rusët po e vuajnë humbjen e luftanijes Moskva: Ai ishte simbol i fuqisë dhe shpresës sonë

Rusia ka mbajtur një “ceremoni mortore” pas humbjes së luftanijes kryesore të Detit të Zi, i cili u mbyt të enjten pasi municionet shpërthyen në bord.

Ceremonia u zhvillua në Sevastopol, baza e flotës në Krimenë e aneksuar nga Rusia.

Ukraina thotë se goditi Moskvan me dy raketa kundër anijeve, të cilat i vunë flakën anijes, raporton bbc.


Ministria ruse e mbrojtjes raportoi zjarrin pa specifikuar shkakun e tij dhe tha se zjarri kishte shpërthyer municionet në bord. Ai u mbyt në një stuhi ndërsa po tërhiqej në Sevastopol, tha ministria.

Në ceremoni, kapiteni (rezervë) Sergei Gorbachev tha se Moska “ishte një simbol për të gjithë, simbol i fuqisë sonë, shpresës sonë, ringjalljes së flotës në vitet ’90”.

Ndërkohë, një prift tha se humbja e Moskvas ishte “një tragjedi për të gjithë ata dhjetëra mijëra njerëz që shërbyen atje për më shumë se 20 vjet”.

Anija e ndërtuar nga sovjetikët po luante një rol të madh në koordinimin e operacioneve të flotës jashtë Ukrainës.

Rusia nuk ka dhënë shifra të zyrtare rreth viktimave në lidhje me Moskva. Ministria e Mbrojtjes tha se ekuipazhi u shpëtua nga anije të tjera që ishin në atë zonë.

Burime të ndryshme vlerësojnë se në luftanije ishin rreth 510 persona.

Guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhayev tha se “ekuipazhi u evakuua, ata u shpëtuan. Kjo është gjëja kryesore. Ne i presim heronjtë tanë në Sevastopol”.

Autoritetet ukrainase: Ka vdekur kapiteni i luftanijes së mbytur Moskva
Lexo po ashtu Autoritetet ukrainase: Ka vdekur kapiteni i luftanijes së mbytur Moskva

Ilya Ponomaryov, një ish-deputet rus që tani jeton në Kiev, pretendon se vetëm 58 anëtarë të ekuipazhit nga 510 mbijetuan. Por nuk është e qartë se nga e ka marrë këtë shifër.

Raportet ukrainase – të pakonfirmuara – thonë se kapiteni i anijes, Anton Kuprin ishte në mesin e atyre që vdiqën kur anija mori flakë dhe shpërtheu.

Muajin e kaluar Sevastopoli vajtoi humbjen e zëvendëskomandantit të Flotës së Detit të Zi, Andrei Paliy, i vrarë në qytetin port të Mariupolit më 20 mars. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Amerika
Autoritetet turke arrestojnë nëntë persona, lidhur me zjarrin që shpërtheu në hotelin ku humbën jetën 76 persona

Autoritetet turke arrestojnë nëntë persona, lidhur me zjarrin që shpërtheu në hotelin ku humbën jetën 76 persona

Turqia
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump përpiqet të negociojë shitjen e TikTok në televizion drejtpërdrejt teksa mbron faljet për trazirat e Kapitolit

Trump përpiqet të negociojë shitjen e TikTok në televizion drejtpërdrejt teksa mbron faljet për trazirat e Kapitolit

Amerika
Milingonat nuk parakalojnë kurrë, ato kanë një ndjenjë trafiku dhe mund të zgjidhin sfidat e transportit urban

Milingonat nuk parakalojnë kurrë, ato kanë një ndjenjë trafiku dhe mund të zgjidhin sfidat e transportit urban

Botë
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Kalo në kategori