LAJMI I FUNDIT:

Rupel: Procesi i pavarësimit të Kosovës nuk duhet të jetë i shpejtë

Rupel: Procesi i pavarësimit të Kosovës nuk duhet të jetë i shpejtë

Bashkimi Evropian duhet ta trajtojë me kujdes krijimin e zgjidhjes për statusin e Kosovës dhe t'i ofrojë Serbisë perspektivën e kandidatit për pranim në BE, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Dimitrij Rupel.

Më tutje, në një intervistë për agjencinë Reuters, Rupel, vendi i të cilit prej një janarit e merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, tha se procesi i Kosovës kah pavarësia nuk duhet të jetë i shpejtë, pasi BE-së i duhet një rrugë graduale për të mbetur unike.

”Mendimi i ministrave të BE-së është se ne duhet të lëvizim ngadalë dhe racionalisht”, tha ai dhe shtoi se ishte i inkurajuar me faktin se liderët e Kosovës kanë premtuar se do të konsultohen me BE-në.

”Ne do të dëshironim të pajtoheshim me ta për atë se si të shkohet përpara dhe të jemi të sigurt se nuk do të ketë krizë”, tha Rupel. /REL/