LAJMI I FUNDIT:

Rupel: Kosova, çështja më e vështirë në Ballkanin Perëndimor

Rupel: Kosova, çështja më e vështirë në Ballkanin Perëndimor

Kosova sot paraqet çështjen më të vështirë në Ballkanin Perëndimor, ka thënë shefi i diplomacisë sllovene, Dimitrij Rupel, dhe ka shtuar se pret që në Këshillin e Sigurimit të KB-së, debati i caktuar për 19 dhjetor, për Kosovën "të jetë, në një masë të madhe, i ashpër".

Qëndrimi i shtetit slloven, ka thënë Rupel, është se nevojitet që situata “të qetësohet pak”.

Sllovenia duhet të flas me miqtë e saj, sikurse është Beogradi e Prishtina, me qëllim që t’i pengojë lëvizjet e pakontrolluara, por edhe me SHBA-në me qëllim që të shmangen lëvizjet njëanshme dhe, çka është më e rëndësishme, të ruhet unitetit brenda BE-së, ka thënë Rupel.