LAJMI I FUNDIT:

Rumania me tifozët më “të lodhur”

Rumania me tifozët më “të lodhur”

Duhen dy ditë nga hapja zyrtare e Europianit 2016 dhe Rumania konfirmohet si skuadra me vëmendjen më të pakët nga ana e tifozëve. Kundërshtarja e grupit tonë finalist në turneun e kësaj vere, është e vetmja për të cilën ende ka në treg bileta të vlefshme për sfidat e saj.

“Jemi unikë në ‘Francë 2016’. Rumania është e vetmja në këtë situatë mes 24 kombëtareve pjesëmarrëse në Europian”, shkruhej në portalin sportiv “GSP”, në lidhje me fushatën e ballkanasve në turneun e kësaj vere në vendin transalpin.

Sasi të caktuara biletash në sajtin zyrtar të rishitjes nga UEFA, ende janë të vlefshme e nëse këtyre i shtohen dhe biletat në tregun e zi, atëherë vërtet që Rumania mund të konsiderohet si skuadra me entuziazmin më të dobët mes tifozëve.


Disa prej biletave për ndeshjen hapëse mes Francës dhe Rumanisë kanë arritur në mënyrë abuzive në shifrën 1 mijë euro, në një ankand në “EBay”. Ndërkohë për trajnerin e kombëtares rumune, Angel Jordanesku jo gjithçka shkon sipas parashikimit.

Tekniku i përfaqësueses rivale me kuqezinjtë, po rrezikon duke mbajtur të dëmtuar Steliano Filip. Anësori sulmues i Dinamos së Bukureshtit është i dëmtuar por pavarësisht kritikave nga mediat dhe tifozët, është mbajtur në grumbullim, edhe pse mund të mos provojë thuajse fare shijen e Euro 2016.

Mediat rumune, shkruajnë se Steliano Filip ka shanse reale të luajë vetëm në ndeshjen e tretë në grup ndaj Shqipërisë, sfidë e programuar në 19 qershor në Lion.

Në trend Sport

Më shumë
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League
Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Premier League
Pesë lojtarë të Real Madridit rrezikojnë pezullimit në çerekfinalen e mundshme të Ligës së Kampionëve

Pesë lojtarë të Real Madridit rrezikojnë pezullimit në çerekfinalen e mundshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Spartak Moska dhe Zeniti refuzojnë transferimin e Mirlind Dakut për arsye politike

Spartak Moska dhe Zeniti refuzojnë transferimin e Mirlind Dakut për arsye politike

Ligat tjera
Saliba konfirmon të ardhmen e tij pas interesimit nga Real Madridi

Saliba konfirmon të ardhmen e tij pas interesimit nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori