LAJMI I FUNDIT:

Rumani, protesta kundër amnistisë për rastet e korrupsionit

Rumani, protesta kundër amnistisë për rastet e korrupsionit

Duke i quajtur politikanët “hajdutë” e “tradhtarë”, tubuesit këmbëngulin se dekreti qeveritar përbën një hap gjigant prapa nga reformat e dekadës së fundit.

Ata mendojnë se ligji i amnistisë i pastron praktikisht politikanët nga mëkatet e veta e u lejon të mbajnë gjithçka që kanë arritur në mënyrë ilegale.

“Jemi këtu për të protestuar kundër metodave imorale dhe të stilit mafioz që përdor kjo qeveri. Votojnë natën si hajdutët një ligj, i cili u jep politikanëve dhe zyrtarëve publikë, që u shërbejnë atyre, të drejtën të vjedhin 44 mijë euro. Jam këtu për të ardhmen e fëmijëve të mi. Dua që kjo qeveri të largohet, dua ta anulojnë dekretin, nuk dua të publikohet fare”, tha një protestues.


Disa prokurorë si Laura Codruta Kövesi e shohin lëvizjen e ekzekutivit si “çek të bardhë” për të abuzuar me pushtetin. “Dekreti urgjent do ta dëmtojë shumë luftën kundër korrupsionit”, shprehet ajo.

“Nëse projekti miratohet, kjo luftë praktikisht nuk do të ketë më asnjë rëndësi”. Ekzekutivi rumun pretendon se masa për shfajësimin e atyre që kanë shkaktuar më pak se 44 mijë euro dëme synon lehtësimin e mbipopullimit të burgjeve.

Prokurorët kujtojnë se gati 2.000 persona të përfshirë në raste abuzimi me pushtetin kanë shkaktuar një dëm, që përgjatë 3 viteve të fundit mbërrin në total gati një miliard euro.

Në hetim janë aktualisht disa politikanë në zë të vendit, përfshirë këtu edhe udhëheqësin e socialdemokratëve në pushtet, Liviu Dragnea.

Të majtët i morën frerët e pushtetit në Rumani në muajin dhjetor, me premtimin e rritjes së rrogave dhe pensioneve. Por një muaj më vonë, ata janë arsyeja e protestave më të mëdha në vend që prej 1989-s. Masat e parashikuara në ligj përfshijnë edhe faljen e të dënuarve me më pak se 5 vite burg, për kryerjen e disa krimeve jo të dhunshme.

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori