LAJMI I FUNDIT:

Ruecker: Jo zgjedhje lokale në Kosovë

Ruecker: Jo zgjedhje lokale në Kosovë

Shefi i administratës ndërkombëtare në Kosovë, Joachim Ruecker, i ka thënë BBC-së se Serbia nuk mund të organizojë zgjedhjet lokale në Kosovë dhe ka bërë të ditur se çfarëdo përpjekje për t’i mbajtur ato në territorin kosovar do të shënojë shkelje të Rezolutës 1244.

Megjithatë, ai ka thënë se misioni ndërkombëtar as nuk do të pengojë dhe as nuk do të ndihmojë në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare serbe edhe në territorin e Kosovës.

Ruecker ka thënë se do t’i përgjigjet një letre të qeverisë së Serbisë, duke i bërë të qartë se vetëm UNMIK-u mund të organizojë zgjedhje në territorin kosovar.

Autoritetet serbe i kanë shkruar shefit të UNMIK-ut, Joachim Ruecker, me kërkesë që të lejojë mbajtjen e dy palë zgjedhjeve edhe në vendbanimet me shumicë serbe. /bbc/telegrafi/