LAJMI I FUNDIT:

RTV 21 të tërhiqet nga Superliga?

RTV 21 të tërhiqet nga Superliga?

Ende nuk është vendosur. RTV 21-shi mund të mos vazhdojë në ETC Superligë këtë edicion. Drejtori i skuadrës, Lekë Kelmendi, në një prononcim për Arena ka njoftuar se janë tërhequr nga menaxhimi i skuadrës seniore, duke mos e pasur të arsyeshme të vazhdojnë me të.

“Jemi tërhequr prej garave me ekipin seniorë. Nuk iu është dukur kompanisë e arsyeshme që të vazhdojë financimin e skuadrës së parë. Janë dhënë shumë para, e faktikisht nuk është kthyer prapa asgjë. Ndoshta ka qenë fillimi, por nuk ka qenë ndonjëra prej gjërave që kompania ka pritur. Krerët e kompanisë vendosën që njëherë për njëherë mos të vazhdojmë me seniorë”, ka njoftuar Kelmendi.

“Klubi nuk do të mbyllet, por nuk do të vazhdojmë me kategori të seniorëve. Ne do të vazhdojmë me juniorë dhe kategori të reja, derisa të vijë një gjeneratë më e mirë e lojtarëve vendorë për të formuar një skuadër seniore. T’iu japim para lojtarëve të huaj, pa investuar në të rinj nuk na duket e arsyeshme”, ka shtuar tutje Kelmendi. Ai ka theksuar se vendimin final nëse 21-shi do ta mbyll këtë edicion në garat e ETC Superligës me juniorë ose jo do ta jap kreu i klubit, Leart Kelmendi. /Arena/Telegrafi/