Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha, ka pritur sot, në një takim njohje, ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.
Me këtë rast, ministri Berisha, fillimisht i uroi detyrën ambasadorit Sakar, si dhe e njoftoi atë, me procesin e tranzicionit të FSK-së, dhe punën e madhe për ngritjen e kapaciteteve, të parapara me planin e tranzicionit.
“Votimi unanim i Ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, nga ana e Kuvendit të Kosovës, ka qenë një ngjarje historike për Kosovën dhe FSK-në. Ky votim ka treguar edhe njëherë për besimin e madh që ka Ushtria e Kosovës, tek të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim nacionaliteti dhe etnie“. ka thënë, ministri Berisha.
“Jemi të përkushtuar në realizimin e misionit si forcë multietnike dhe profesionale, që do të jetë në shërbim të paqes, stabilitetit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe në mbrojtje të integritetit dhe sovranitetit të Kosovës“, ka shtuar Berisha.
Ai, gjithashtu e ka falënderuar ambasadorin Sakar, për ndihmën e dhënë në vazhdimësi dhe në të gjitha etapat nga ana e Turqisë, për Kosovën.
“Përkrahja e shtetit Turk për Kosovën në përgjithësi, dhe në veçanti për FSK-në, është shumë i rëndësishëm, dhe unë ju falënderoj për përkrahjen e deritanishme duke besuar se kjo përkrahje do të vazhdojë edhe më tej, nga ana e Turqisë”, ka thënë Berisha.
Ndërsa, ambasadori i Turqisë, Çagri Sakar, pasi ka uruar ministrin Berisha, për miratimin e Ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-së, ia përcjelli edhe një Letër urimi, për miratimin e Ligjeve, për MM dhe FSK-në, nga Ministri i Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar.
“Turqia do të vazhdojë me përkrahjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si me përkrahje financiare për ushtrinë, ashtu edhe me programet për shkollimin dhe trajnimin e oficerëve dhe ushtarëve të FSK-së, në akademitë ushtarake turke”, tha thënë ambasadori Sakar.
Ai gjithashtu ka njoftuar se ministri i Mbrojtjes së Turqisë, së shpejti do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nesër hapet tuneli i Murrizit, Rama: Dita e Verës shkon edhe në Dibër, përfundimisht lagja e gjelbër e Tiranës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

MPB vazhdon bastistjet në gjithë territorin e RMV-së: U sekuestruan armë, para dhe drogë

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker