Rexhep Kryeziu
Ekspert i vreshtarisë dhe verarisë
Është e pa drejtë që ky kultivar rrushi nga prodhuesit shqiptar të quhet Prokupë kur në vreshtat e Serbisë dhe më gjërë në Gadishullin Ilirik është përhapur nga Dibra përmes vreshtave të Rahovecit.
Sinonimet: Sinonime të shumta janë rezultat i një tradite të gjatë dhe përhapjes së gjerë në Gadishulin Ilrik (Ballkan). Në veçanti janë: Crnka, Darčin Kameničarka, Majski čorni (Rusi), Prokupka, Prokupac, Negotinka, Nikodimka, Rekavac, Rekovačka Crnka, Rskavac (Serbi), Skopsko Crno, Debrak (Maqedoni), Zerqan, Dibrak (Shqipëri), Prokupa, Rrush Rahoveci, Rrush i zi i Rahovecit (Kosovë), Zarçin (Bullgari), Török (Hungari).
Si e quajnë në Serbi? “Prokupac, Nishevka dhe Zhupka, një kultivar i hardhisë me përhapje në Serbi, dikur me përhapje të madhe dhe në Kosovë, ka qenë i njohur në rajon që nga Mesjeta i quajtur Rskavac (emri i mbetur nga qyteza Rahovac – Rakovac, Rahovec – Rahovë)“ sepse O-Rahovac, sipas serbëve ishte Serbi. Pra, as vetë prodhuesit serbë nuk e quajnë këtë kultivar Prokupac apo Prokupa, secila krahinë vreshtare e quan sipas vendit ku e kultivon. E ne jemi besnikë ndaj “Prokupacit apo Prokupa”, edhe pse e kemi një traditë të gjatë të tij në Rahovecin e Anadrinisë!
Prejardhja e varietetit Rrush i zi Rahoveci
Nga “Vitikultura” në Prokuple përmendet që në Toplicë të Serbisë është sjellë së pari nga manastiri Athos Hilandar (Greqi) prej princeshës Milica Hrebeljanoviq më 1395. Kjo ishte mbesa e Stefan Nemanjës nga Prizreni. Por në fakt, ky kultivar erdhi nga Persia, përmes Turqisë dhe Greqisë u përhap në vreshtat shqiptare, së pari rreth liqenit të Ohrit, Prespës, në Dibër, pastaj në vreshtat e Shkupit për të kaluar në vreshtat e Prizrenit dhe për t’u vendosur në vreshtat e Anadrinit të Rrafshit të Dukagjinit me qendër Rahovecin e deri në Therandë, dikur Suharekë. Në Toplicën e Serbisë ky kultivar hardhie shkoi së pari në vitin 1395.
Sipas Jancis Robinson edhe shumë ekspertë tjerë shkruajnë se ky kultivar hardhie është me prejardhje nga Shirazi i Persisë (Irani i sotëm), është i të njëjtit trung apo bashkudhëtar me kultivarin Sirah (Serin i Zi dhe Sheshin e Zi varietete të vjetra shqiptare). Shirazi merret si vendi i origjinës së kultivarit të hardhisë së lashtë tradicionale. Në vreshtarinë e Rahovecit erdhi nga Dibra dhe në Anadrini e gjet vendin e tij të përshtatshëm për kultivim. Dibra apo Zerqani (apo dhe Zarqin si e quajnë ne Bullgari) është vendi apo fshati vreshtar në Dibër afër Bulqizës Shqipëri nga ku ky kultivar u përhap ne Prizren, Anadrini dhe më gjerë në Gadishullin Ilirik (Ballkan).
“Kulltivari Dibrak apo Rrush Rahoveci (ku në këtë trung janë Syrah dhe sheshi i zi), pranë kryeqytetit Persiepolis, i njohur edhe si Trolli i Jammashit, ishte i famshëm për verërat e tij dhe kishte reputacionin e prodhimit të mirë të verërave të Lindjes së Mesme“ – shkruan “Rebsorte und ihre Weine” (Jankis Robinson).
“Vera nga Rrushi i Rahovecit – Dibrak ishte dominuese edhe në Mesjetë. Dokumentet serbe thonë se Fushat e rëndësishme të rritjes së verës nga kultivari Dibrak ose si e quajmë ne, Rrush Rahoveci, u formuan së pari në shekullin 13 deri 15, në rajonet vreshtare Prizren (Hoça e Madhe dhe Hoça e Vogël të Rahovecit) dhe nga këtu, më vonë në Krushevc në Zhupa dhe përgjatë Moravës, Nish, Prokupë deri Smederevë“.
Ky është një argument i fortë se, rrushi i Rahovecit duhet ta merr emrin e merituar nga prodhuesit shqiptar në Kosovë “Rrush Rahoveci” ose “Dibrak”, por jo Prokupa. Prokupa le ta quajnë vreshtarët e Prokupes, e jo ne.
Për shkak të luftërave ballkanike, Luftës së Parë Botërore dhe decimationit nga filoksera midis viteve 1913 dhe 1923, ka pasur një dështim total në të gjitha vreshtat jo të rafinuara. Në vitin 1920 filloi një fillim i ri i këtij kultivari prapë në Rahovec. Dokumentet e rindërtimit u futën në vitin 1923. Pra 95% e hardhive të reja u mbollën me kultivarin Dibrak apo Rrush Rahoveci. Në vitin 1939 Rahoveci (Kosovë) kishte një zonë vreshtare prej 3236 ha, vetëm me kultivarin Rrush Rahoveci deri sa në Prokupa në po këto vite mesi mblidheshin 70 Ha. Sipas këtyre dokumenteve, populli nga Kosova me të drejtë këtë kultivar e quajnë “Rrushi i zi i Rahovecit”, i cili nga vreshtat e Dibrës (Zerqani i Bulqizës) është sjellë tek ne. Prandaj në Bullgari quhet Zarqin dhe Zerqan.
Ky kultivar tani në listën e emrave të varieteteve vreshtare, në vreshtarinë e Republikës e Kosovës, duhet te shkruhet me njërin nga emrat shqip: Rrush Rahoveci ose Dibrak.
Më shumë nga kultivari Dibrak i gjeni në librin “100 kultivar hardhie më të moçëm dhe më të rëndësishëm dhe verërat përkatëse”. R. A. Kryeziu. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë
Një nga qentë e vegjël shoqërues më të bukur nuk ka nevojë vetëm të ulet në prehrin tuaj
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
Poza e seksit për vikend: A e keni provuar Merimangën?
Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush
Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën