LAJMI I FUNDIT:

Rruga “Heronjtë e Koshares” në Beograd!

Rruga “Heronjtë e Koshares” në Beograd!

Kryetari i qytetit të Beogradit, Sinisha Mali, e ka miratuar propozimin që një rrugë në këtë qytet, të marrë emrin e atyre siç thonë ata, që humbën jetën duke mbrojtur kullën e vrojtimit në Koshare nga ‘armiku’ i tyre i cili ishte dhjetëfish më i madh në numër dhe armatim, pra duke penguar depërtimin e luftëtarëve të UÇK-së nga territori i Shqipërisë.

Këshilli i qytetit të Beogradit, ka vendosur të mbështes propozimin, me arsyetimin se me këtë do t’i bëhej respekt 108 ushtarëve dhe policëve serb që ishin vrarë në këtë betejë dhe qindra të tjerëve që ishin plagosur.

Edhe pjesëmarrësit në këtë betejë, pra ata që kanë shpëtuar nga kjo betejë e përgjakshme, e kanë falënderuar komunën e Beogradit për këtë iniciativë.


Beteja e Koshares njihet si një ndër betejat më të rënda për ushtrinë dhe policinë serbe, pasi Ushtria Çlirimtare e Kosovës iu shkaktoi atyre qindra viktima. Në këtë betejë UÇK-ja kishte arritur me sukses të thyente kufirin shqiptare-shqiptar, raporton “zeri.info”.