Derisa futbolli femëror në shumë vende ka histori të gjatë, sporti është ende në fillimet e saj në Kosovë.
Edhe pse FFC Prishtina ishte formua në vitet e 80-ta, është dashur të pritej viti 2011 për t’u ndërtuar ekipi përfaqësues i Kosovës në konkurrencën e femrave.
“Në atë kohë e kishim mundësinë ta mbanim një kamp jashtë Kosovës dhe me këtë rast shkuam në Shqipëri”, thotë selektorja e Përfaqësueses së Kosovës, Afërdita Fazlija në një intervistë për FIFA.com, përcjellë Zëri.
“Atje e zhvilluam një miqësore me ekipin FFC Kinostudio Tirana. Nga viti 2011 deri më 2015, ekipi përfaqësues kishte takime me Shqipërinë dhe e shfrytëzonim rastin të zhvillonim miqësore me klubet lokale. Në shkurt 2016 ne e patëm mundësinë të luanim miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë dhe fituam 3:1”, shtoi ajo.
Fazlija, e cila kishte luajtur për FFC Prishtinë në periudhën 1984/1990, i ka treguar edhe vështirësitë nëpër të cilat është përballur futbolli femëror para dhe pas luftës. Tash, ajo insiston se sporti femëror po përparon.
Ndërkohë, flet edhe për pjesëmarrjen e Kosovës në turneun “Goldcity Women’s Cup” në Turqi, ndeshjet e para të Kosovës pas pranimit në UEFA e FIFA. Përkundër humbjeve nga Polonia (5:0), Rumania (3:0) dhe Turqia (4:2), ajo ishte krenare me ato që pa.
Tash, pjesëmarrja në ndeshjet paraeliminatore të kualifikimeve për Botërorin 2019, që do të mbahen në Shqipëri më 6,8 e 11 prill, e hap një kapitull të ri. Kosova do të luajë me Shqipërinë, Greqinë dhe Maltën në Grupin 2.
“Këto ndeshje do të jenë mjaft të rëndësishme për ekipin tonë”, shpjegon 46 vjeçarja, raporton Zëri.
“Do të jetë një test i madh për nivelin e ligës tonë sepse nga aty vijnë shumica e lojtareve tona. Një paraqitje e mirë e ekipit tonë në rundin preliminar do të ketë efekt të hatashëm për shtimin e interesimit në futbollin femëror. Do të japim gjithçka që të na jepet mundësia të marrim pjesë në kualifikimet e Botërorit”, përfundoi Fazlija. /zeri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
Joao Felix arrin në Milano, marrëveshja mes klubeve është arritur
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze