LAJMI I FUNDIT:

Rrufetë “djegin” edhe rrjetin elektrik në Australi (Video)

Rrufetë “djegin” edhe rrjetin elektrik në Australi (Video)

Australia e Jugut po përballet me ditën e dytë të motit ekstrem, pasi e gjithë kjo provincë mbeti pa energji elektrike gjatë natës.

Mbi 80 000 rrufe u regjistruan gjatë stuhisë dhe disa prej tyre dëmtuan ndjeshëm impiantet e gjenerimit të elektricitetit, ndërsa erërat e forta shembën mbi 20 kulla transmetimi të energjisë.

Mësohet se elektriciteti është kthyer pas shumë orësh mungesë në kryeqytetin e Australisë së Jugut, Adelaide, por shumë zona rurale mbeten ende pa energji.


Autoritetet lokale thanë se bëhet fjalë për një eveniment meteorologjik ekstrem dhe se asnjë sistem nuk do të ishte në gjendje t’i bënte ballë.

Meteorologët kishin paralajmëruar për forcën e stuhisë, por autoritetet thanë se askush nuk mund të mendonte se erërat e forta do të shkulnin kullat elektrike nga toka apo të parashikonte mijëra rrufetë që dogjën shumë rrjete elektrike.

Zyrtarë australianë thanë se një eveniment i tillë atmosferik është shumë i rrallë dhe llogaritet të ndodhë një herë në 50 vjet.

Ndërsa era dhe rrufetë ishin të jashtëzakonshme, siç u përshkruan edhe nga shumë banorë të kësaj province, reshjet nuk kanë qenë shumë shqetësuese, megjithëse paralajmërimet për përmbytje janë ende në fuqi pasi pritet që moti i keq të vazhdojë. /TCH/

https://www.youtube.com/watch?v=ddxNk0XPfhU

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Botë
Kalo në kategori