LAJMI I FUNDIT:

Rritja ekonomike 3.5 %

Rritja ekonomike 3.5 %

Banka Qendrore e Kosovës, në raportin e saj vjetorë ka vlerësuar se rritja ekonomike gjatë vitit të kaluar ishte në shifrat e 3.5 %. Kjo shifër u dha në një konferencë për media që mbajtën drejtuesit e Bankës Qendrore të Kosovës.

Deri më tani ka pasur spekulime të ndryshme për rritjen reale të ekonomisë. Qeveria e mëparshme, gjatë vitit 2007, vazhdimisht ka deklaruar se rritja ekonomike është mbi 5 përqind, megjithatë shifrat zyrtare rezultojnë ndryshe.

“Në vitin 2007 Kosova ka arritur GDP-në rreth 1.400 euro për kokë të banorit, ndërsa ekonomia ka shënuar një rritje reale të GDP prej 3.5%, dhe atë duke iu falenderuar në radhë të parë investimeve dhe zhvillimit të sektorit privat.

Ndërsa, në po të njejtin vit, pra 2007, u regjistrua një rritje e inflacionit prej 4.4%. edhe pse periudha paraprake dyvjeçare konsistonte nga një inflacion stabil dhe të qëndrueshëm dhe arsyeja kryesore e rritjes së tillë i atribuohet ngritjes ndërkombëtare të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve”, tha drejtori i Bankës Qëndorore të Kosovës Hashim Rexhepi.


Ai ka potencuar radhazi një varg arritjesh gjatë vitit që lamë pas.

“Përkundër rritjes së inflacionit, Buxheti i Konsoliduar i Kosovës në vitin 2007 ka shënuar një bilanc pozitiv prej 233.7 milionë euro (9.8% të GDP-së) e cila i atribuohet kryesisht rritjes së të ardhurave të pa tatimueshme”, tha Rexhepi.
Ai ka përmendur edhe të arriturat në sektorin bankar.

“Sektori bankar, si pjesë relevante e sektorit financiar vazhdon të jetë pjesë dominonte e saj me 90% të mjeteve totale të këtij sektori. Edhe në vitin 2007 ka vazhduar rritja e nivelit të kreditimit nga ana e bankave komerciale për ekonomin, familjet dhe qytetarët e Kosovës, kështu që rritja e kredidhënjes ka qenë rreth 40%. Edhe kursimet, në formë te depozitave, kanë shënuar rritje prej rreth 24%. Raporti i kredive ndaj depozitave, në fund te vitit 2007, ka qenë 78%. Sektori bankar në Kosovë ka treguar nivel të lartë të profitabilitetit”, shtoi drejtori i BQK-së. /Telegrafi/