Ministria e punës dhe politikës sociale do të parashtrojë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të verifikuar nëse është shkelje kushtetuese rritja lineare e pensioneve, siç kanë kërkuar pensionistët.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 1997 tregon se rritja lineare e pensioneve është antikushtetuese. Por me vendim të Qeverisë në 2019 pati rritje lineare të pensioneve, duke u thirrur në nenin atëherë ekzistues në ligj, nëse rritja e BPV brenda një viti është më shumë se 5% të ketë rritje 720 denarë. Në ndërkohë, pas iniciativës së Ministrisë për interpretim të ligjit do të vendos Kushtetuesja. Ndër vite ka pasur disa rritje me vlerë të njëjtë parash duke u thirrur në akte nënligjore, tha Ministrja Trençevska.
“Më 2014-2015-2016 kur u sollën vendimet për rritje të pensioneve 600 denarë, u shfuqizuan sipas rregullativës ligjore që e kemi sot në fuqi. Andaj kam thënë se është e pamundur dhe anti-kushtetuese sepse siç e thash edhe me vendimin e 1995, Gjykata Kushtetuese thirret pikërisht në atë që çdo qytetar me mundin e tyre merr aq sa kanë kontribuar në fond për aq vite sa kanë punuar,” deklaroi Jovanka Trençevska, Ministre e punës dhe politikës sociale.
Ministria e punës dhe politikës sociale së bashku me këshillin iniciues të pensionistëve dhe me Lidhjen e shoqatave të pensionistëve do të formojnë grup pune që nga java e ardhshme të zhvillojnë bisedimet. Metodologjia e re që zbatohet për harmonizim të pensioneve në çdo 6 muaj, merr për bazë 50% e rritjes së kostos së jetesës dhe 50% të rritjes së pagës mesatare. Nga shtatori 330 mijë pensionistë do të marrin rritje më së paku 6%. Trençevska tha se përllogaritjet e reja të Entit të statistikave mund të rrisin këtë shumë, por kërkesa për pensionet minimale të 95 mijë pensionisteve që të harmonizohen me 18 mijë denarë, kur paga minimale është 20 mijë denarë, mund të shkaktojnë de stabilizim në Fondin Pensional.
“Nëse pensioni minimal do të bëhej 18 mijë denarë, të gjithë ata e posaçërisht gratë, të cilat kanë të drejtë të dalin në pension në moshën 62 vjet do ta shfrytëzojnë këtë mundësi edhe ato që aktualisht janë 63 vjeçe dhe kjo nënkupton ngarkesë shtesë e Fondit të sigurimit Pensional dhe invalidor si dhe do të krijoj një situatë që pas 3-4 muajve të vihet në pikëpyetje a do të ketë para për 330 mijë pensionistë,” tha Jovanka Trençevska, Ministre e punës dhe politikës sociale.
Ajo që dihet, pensioni minimal nga 12,500 denarë në shtator do të jetë 13.300 denarë. Por, larg kërkesës së pensionistëve, të cilët do të dalin sërish në protestë. Ministrja tha se pensionimi si kategori ekonomike do të rritet në bazë të ligjeve ekzistuese për aq sa lejon stabilitet të fondit Pensional. Implikim financiar mund të shkaktohet nëse kërkesa për rritje lineare 3,500 denarë do të zbatohet për të gjithë, tha ajo.
Sipas saj, është e padrejtë të barazohen personat që kanë 15 vjet punë dhe ata që kanë 40 vjet punë, aq më shumë kanë paguar kontributet në fond dhe është normale që ata të kenë një pension më të lartë. Trençevska tha se deri në fund të vitit do të gjejë një zgjidhje të përshtatshme për përcaktimin e pensionit minimal në vend, i cili do të jetë mbi pragun e varfërisë të përcaktuar nga Banka Botërore. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Haxhiu: Njëherë jemi të fokusuar te formimi i qeverisë, zgjedhja e presidentit zhvillohet vitin e ardhshëm

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe