Pas rritjes së numrit të rasteve me coronavirus, Qeveria e Kosovës gjatë kësaj jave do të dalë me masa shtesë me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë, ndërsa Telegrafi merr vesh se në sheshe nuk do të lejohet grumbullimi i mbi pesë personave.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj një ditë më parë ka thënë se masat shtesë do të publikohen gjatë kësaj jave, ndërsa ka pasur edhe një takim virtual me kryetarët e komunave të Kosovës në mënyrë që të shikohen mundësitë e menaxhimit më të mirë të situatës.
Masat e reja që pritet të jenë në funksion nga 30 korriku përfshijnë orarin e punës së lokaleve, lëvizjen, grumbullimin e njerëzve etj.
Njëra nga to është vendosja për hapjen e kopshteve, dhe orari pritet të zgjatet në gastronomi nga 21:00 sa ishte deri më tani e deri në ora 22:30.
Telegrafi merr vesh se po ashtu se në sheshe nuk do të lejohet grumbullimi mbi pesë persona. Siç është bërë e ditur pritet të jenë rreth 25 masa, ndërsa nga masat e reja do të preken edhe ata që vijnë nga jashtë, ku iu rekomandohet që të vet-izolohen për 7 ditë.
Edhe Bashkësia Islame e Kosovës, shkaku i situatës me pandeminë COVID-19, ka marrë disa vendime lidhur me festën e Kurban Bajramit.
BIK-u, ka marrë vendim që namazi i sabahut nuk do të falet në xhami në ditën e Kurban Bajramit, falja e namazit të Kurban Bajramit do të bëhet në orën 06:03 min, Xhemati do të prezantojë në xhami 10 minuta para faljes së namazit të Kurban-Bajramit etj.
BIK po ashtu ka njoftuar se për hir të ruajtjes së shëndetit, që në këtë rast është parësor, të mos ketë vizita te njëri-tjetri ditëve të Kurban-Bajramit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filipçe: Kandidatët për kryetar komunash duhet të kenë kualifikimet dhe përvojën e nevojshme

Universiteti i Harvardit organizon diskutim mbi gjeopolitikën dhe gjeo-ekonominë e Ballkanit Perëndimor

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës