LAJMI I FUNDIT:

Rritet intensiteti i komunikacionit jashtë qyteteve në Maqedoni

Rritet intensiteti i komunikacionit jashtë qyteteve në Maqedoni

Komunikacioni rrugor në të gjithë rrugët e Maqedonisë është duke u zhvilluar pa pengesa dhe nëpër shtigje të thata, kurse intensiteti i drejtimeve rrugore jashtë hapësirave të qyteteve është rritur, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Qarkorja e Shkupit është lëshuar në shfrytëzim në të dy drejtimet, por ka pjesë të rrugës që janë të dëmtuara ku janë vendosur sinjalizimet për rregullimin e komunikacionit.

Drejtuesve të automjeteve u rekomandohet që të jenë të vëmendshëm, të respektojnë sinjalistikën e komunikacionit dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes./Telegrafi/