Borxhi publik i Kosovës çdo vit po shënon rritje, edhe pse jo në mas të madhe. Sipas të dhënave zyrtare, deri në fund të majit të këtij viti ky borxh ka arritur në 1 miliard e 54 milionë euro.
Pavarësisht rritjes së shumës së borxhit, ai vlerësohet më i ulëti në rajon. Shprehur në përqindje, borxhi paraqet 16.54 për qind të Produktit të Përgjithshëm Bruto (PPB).
Deri sa në fund të vitit 2017, borxhi publik ishte 996.42 milionë euro dhe përbënte 14.58 për qind të PPB-së.
Sipas të dhënave të fundit, PPB-ja e Kosovës është 6.06 miliardë euro, apo mbi 3,400 euro për kokë banori. Por, llogaritur pjesëmarrjen e secilit qytetar në borxhin publik, del se çdo banor në Kosovë detyrohet me rreth 600 euro.
Zëvendëskryetarja e Komisioni për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, Safete Hadërgjonaj, vlerëson se Borxhi publik është i ulët në raport me PPB.
Ajo në një përgjigje për Telegrafin, tha se edhe pse Borxhi publik i Kosovës ka shënuar rritje, megjithatë qëndron në nivele të ulëta në raport me PPB-në.
“Është e vërtet që ka rritje të Borxhit publik, mirëpo ky borxh në Kosovë është ende i ulët në raport me Produktin e Përgjithshëm Bruto”, tha për Telegrafi, Hadërgjonaj.
Ajo tërheq vërejtjen se Qeveria duhet të jetë e kujdesshme me harxhimin e këtyre mjeteve.
“Kosova ka hy në borxhe për projektet që janë në interes për vendin. Qeveria duhet të jetë e kujdesshme që këto mjetet që janë marrë borxh të shpenzohen në mënyrë efikase dhe efektive të jetë më e kujdesshme në krijimin e kushteve për realizimin e projekteve që janë paraparë të realizohen me këto mjete. Nuk është e arsyeshme që për shkak të procedurave dhe neglizhencës të mos realizohen projektet për të cilat Kosova ka hy borxh”, tha Hadërgjonaj.
Sipas njohësve të ekonomisë, investimi i paarsyeshëm i Borxhit Publik mund të shkaktojë probleme buxhetore.
Flamur Keqa, ekspert për çështje financiare, ka thënë për Telegrafin, se Qeveria duhet të shtojë kujdesin lidhur me shtimin e borxhit.
“Edhe pse borxhi është ende është në suaza të kërkesave ndërkombëtare financiare, Qeveria duhet të shtoj kujdesin për shkak të rritjes graduale të borxhit”, tha Keqa.
Sipas tij, borxhi në vete ka kosto të caktuara.
“Duke pasur parasysh se si borxhi i brendshëm edhe ai i jashtëm ngërthejnë në vete kosto të caktuara financiare të cilat dallojnë mes tyre atëherë mjetet e marra borxh duhet investuar në projektet e parapara me marrëveshje apo në projekte kapitale të cilat gjenerojnë kthim më të larte se sa kostoja e borxhit. Investimi i paarsyeshëm ekonomikisht mund të shkaktoj probleme buxhetore në të ardhmen”, tha Flamur Keqa.
Kurse, zëdhënësi i Ministrisë së Financave, ka thënë për Telegrafin se Borxhi publik deri në fund të muajit maj kaloi vlerën e 1 miliard eurove.
“Në fund të muajit maj 2018 gjendja e borxhit shtetëror të Kosovës shënoi vlerën 1 miliard e 54 milion euro. Kjo njëherësh paraqet 16.54 për qind të Produktit të Përgjithshëm Bruto”, tha Shahini.
Huamarrja e borxhit, sipas tij, është në pajtim me Ligjin e Buxhetit 2018 dhe se parashikimet janë brenda kufijve të paracaktuara.
“Huamarrja e borxhit shtetëror është në pajtim me Ligjin e Buxhetit 2018, Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Ligjit për Borxhet Publik. Shumat që priten të tërhiqen nga huamarrja ndërkombëtare, shërbimi i borxhit dhe shumat që do të emetohet gjatë vitit në tregun e brendshëm janë të përfshira në Ligjin e Buxhetit, sipas parashikimeve dhe janë brenda limiteve të paracaktuara në Programin e Borxhit Shtetëror 2019-2021, në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, dhe në Ligjin për Borxhet Publike”, tha zëdhënësi Muharrem Shahini.
Sipas Ministrisë së Financave, borxhi i brendshëm i huazuar përdoret për mbështetje buxhetore, ndërkaq borxhi ndërkombëtar i huazuar është i orientuar në financim të projekteve, që i takojnë sektorëve të ndryshëm dhe kryesisht lidhen me projekte prioritare siç janë projektet infrastrukturore, ujërat e zeza, furnizimi me ujë, shëndetësi, bujqësi, arsim, etj.
Edhe në Raportin e fundit të Progresit të Komisionit Evropian është thënë se Kosova ka një nivel relativisht të ulët të Borxhit Publik dhe nuk paraqitet ndonjë shkak për shqetësim.
Shqipëria dhe Serbia renditen në vendin e parë sa i përket përqindjes më të lartë të borxhit me një pjesëmarrje mbi 70 për qind të PBB-së, pasuar nga Mali i Zi me mbi 60 për qind dhe Bosnja dhe Hercegovina me mbi 40 për qind.
Ndryshe, sipas Ligjit për Borxhet publike, në asnjë rast shuma e papaguar e borxhit të përgjithshëm, nuk duhet të tejkalojë dyzet për qind të PBB-së.
Në rast se borxhi e tejkalon këtë përqindje, atëherë Qeveria duhet t’i paraqesë Kuvendit strategjinë për të kthyer Borxhin e Përgjithshëm nën pragun 40 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht