LAJMI I FUNDIT:

Rritet bashkëpunimi kulturor Shqipëri-Mali i Zi

Rritet bashkëpunimi kulturor Shqipëri-Mali i Zi

Ministri Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Shqipërisë, Ylli Pango ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Malin e Zi, ku është takuar me homologun malazez Branislav Micunovic.

Temë e diskutimeve ishin marrëveshjet dypalëshe në zhvillimin e fushave të rëndësishme kulturore, turistike, arkeologjike, etnografisë, etj.

Të dy ministrat e vlerësuan takimin si mjaft të rëndësishëm, duke theksuar vendosmërinë e tyre për bashkëpunimin kulturor midis dy vendeve si aspekt që ndihmon në konsolidimin e marrëdhënieve në tërësi. /start/