Në projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, i cili ka kaluar në Qeverinë e Kosovës dhe pritet të votohet në parim në Kuvendin e Kosovës, janë rritur shpenzimet për paga dhe mëditje në vlerë prej 26 milionë eurosh.
Avazi i rritjes së pagave dhe mëditjeve, sipas këtij projektligji, do të vazhdojë deri në vitin 2021, në diferencë prej miliona eurosh.
“Në vitin 2018 buxheti për paga dhe mëditje ishte 590 milionë euro, kurse në vitin 2019 parashihet që shpenzimet për paga dhe mëditje të jenë 616 milionë euro, në vitin 2020 parashihen shpenzime 649 milionë euro, ndërkaq në vitin 2021 janë paraparë 670 milionë euro shpenzime”, theksohet në projektbuxhetin e vitit 2019.
Ndërkaq si pjesëmarrje e Bruto Produktit Vendor (BPV) kjo kategori e shpenzimeve në buxhetin e planifikuar për vitin 2019 paraqitet me trend pozitiv nga 8.8 për qind të buxhetit.
“Shpenzimet për paga dhe mëditje vazhdojnë të mbajnë një pjesëmarrje të konsiderueshme në shpenzimet e përgjithshme. Për dallim prej viteve paraprake, në veçanti nga viti 2018, në propozimbuxhetin e këtij viti rritja e këtyre shpenzimeve vjen si rezultat i vazhdimësisë të implementimit të kontratës kolektive. Shpenzimet për kategorinë paga dhe mëditje për vitin 2019 janë paraparë të jenë 616 milionë euro, një rritje prej 4.4 përqindësh në raport me shpenzimet e parashikuara për paga dhe mëditje me buxhetin për vitin 2018. Në anën tjetër, si pjesëmarrje e BPV-së kjo kategori e shpenzimeve në buxhetin e planifikuar për vitin 2019 paraqitet me trend pozitiv nga 8.8 për qind të buxhetit për vitin 2018, në 8.6 për qind në vitin 2019, për të vazhduar një pjesëmarrje të ngjashme deri në vitin 2021. Shpenzimet për paga dhe mëditje si pjesëmarrje në BPV parashihen të mbesin përafërsisht të njëjta edhe në vitet vijuese (në 8.6 për qind dhe 8.4 për qind për vitin 2020 dhe 2021)”, thuhet në projektbuxhetin e vitit 2019.
Lidhur me këtë kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini ka thënë për gazetën “Epoka e re” se kjo rritje e pagave dhe mëditjeve është e paarsyeshme dhe në vend të kësaj, sipas tij, shteti do të duhej të mendonte për avancimin e sektorit privat dhe rritjen ekonomike.
“Buxheti i vitit 2019 është më i madhi në historinë e vet. Kjo neve na gëzon shumë se Kosova po realizon rritje. Duke analizuar buxhetin e shpërndarë dhe të formës se nga do të shpenzohen këto mjete, neve na shqetëson fakti se buxheti nuk është i orientuar kah sektori privat, por kah skemat sociale që të mos promovojë zhvillim ekonomik, duke u dedikuar për rritje të pagave dhe të mëditjeve”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se rritja e pagave në sektorin publik shkakton hendek me sektorit privat. “Pagat dhe mëditjet në sektorin publik rriten në saje të pagesave që bëjnë ata të sektorit privat, pra punëtorët dhe bizneset paguajnë taksa dhe tatime, në anën tjetër pagat u rritën atyre të sektorit publik. Kjo shkakton hendek në mes të dy sektorëve”, ka thënë Shahini.
Edhe prodhuesi vendor, Shaqir Palushi, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se Qeveria e Kosovës në vend të rritjes së pagave dhe mëditjeve për zyrtarët shtetërorë, do të duhej ta kishte në fokus përforcimin e prodhuesve vendorë pasi do të gjeneroheshin më pas vende të reja të punës.
“Fokusi i Qeverisë së Kosovës do të duhej të ishte te mbështetja e kompanive prodhuese pasi që dihet se biznesi privat mund të gjenerojë vende të reja të punës. Nëse Qeveria do të aplikonte më shumë subvencionime, grante dhe lirime të tjera për prodhuesit vendorë, atëherë do të ndikonte në gjenerimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, duke ndikuar kështu në rritjen e eksporteve”, ka deklaruar Palushi. Sipas tij, me këto miliona euro që Qeveria e Kosovës i ka parë për rritje të pagave dhe për mëditje, do të ishte më mirë t’i mbështesnin bizneset vendore.
“Me këtë politikë po dekurajohen prodhuesit vendorë dhe punëtorët e sektorit privat pasi që kërkesa për t’u punësuar në sektorin privat është në rënie dhe llogariteni kur krejt kësaj ia shtojmë edhe diferencën e pagave në mes të sektorit privat dhe publik”, është shprehur Palushi.
Edhe njohësi i çështjeve ekonomike, Lulzim Syla, ka thënë se me rritjen e pagave dhe të mëditjeve Qeveria e Kosovës është duke tentuar ta blejë paqen dhe të arsyetohet para elektoratit.
“Ministria e Financave, respektivisht Qeveria e Kosovës, këtë rritje të pagave e ka bërë shkaku i paqes sociale, por edhe për shkak të paralajmërimeve të protestave apo problemeve të mundshme që do t’i shkaktojnë sindikatat. Është e mirëseardhur kur shteti u ofron kushte më të mira qytetarëve dhe rritje të pagave, por problemi është që duhet të bëhet një balancë në mes të sektorit privat dhe publik. Kur të shpërndahen në baza proporcionale, rritja e pagave nuk është shumë domethënëse. Praktikisht po dalë në rolin e mësuesit dhe mjekut, por s’duhet të ketë hendek në mes të dy sektorëve”, u shpreh Syla. /Epoka e Re/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë