Rreziku i Gjuhës nga Populli apo i popullit nga gjuha?
Pas shumë përpjekjesh e peripecish të ndryshme, gjuha shqipe mori trajtën e njësuar letrare në Kongresin e Drejtshkrimit të 1972-ës, për të funksionuar më pas si gjuhë e vetme letrare për të gjithë shqiptarët .
Por, a është unifikuar në bazë të standardeve, dhe a u bënë gabime në të (në këtë që po quhej unifikim)?
Përpjekjet për një gjë të tillë (unifikim të gjuhës) ishin madje shumë të hershme dhe të dhëna në variante të ndryshme. Qysh më 1916 në Komisinë letrare të Shkodrës u dha propozimi nga përfaqësuesi kryesor i saj Gjergj Pekmezi e në veçanti nga Luigj Gurakuqi (si kryetar i komisionit) që elbasanishtja të ishte baza dialektore e krijimit të një gjuhe të përbashkët letrare. Duke na e bërë të ditur edhe neve tash se kronologjikisht gjërat kanë shkuar në bazë të rënieve mirë të grupeve ndikuese (gabimi i parë para Kongresit të Drejtshkrimit). Kjo funksionoi si e tillë një kohë të caktuar .
Njerëzit e pendës u detyruan ta pranonin këtë variant, por duke pasur parasysh gjithherë që nuk ia kishin vënë kapelën një gjëje të tillë.
Gjuha e folur shqipe ishte mjaft heterogjene dhe kjo duhet të përfshihej nga të gjitha pjesët e të folurave shqip, duke menduar të merreshin fjalët më të mira, më autoktone të tyre (Dialekteve).
Më 1935 u formua edhe një herë komisioni që të bënte përpjekje për unifikimin e shqipes letrare , edhe kjo përpjekje si e tillë qe e dështuar , sikurse edhe shumë të tjera gjer me 1972 të Kongresit përfundimtar të tij (Të Drejtshkrimit).
Është e qartë se gjuha e standardizuar e cilitdo komb nuk mund të jetë gjuhë e formuar nga specialistët e Gjuhës, por një gjë e tillë formohet duke u mbështetur në gjuhën e popullit, po ashtu është e nënkuptueshme se një dialekt duhet të bëhet bazë e një gjuhe letrare , por nuk duhet të përputhet plotësisht me të ( dialektin bazë), por duhet të shikohen edhe dialektet tjera, nëndialektet e madje madje edhe krahinorizmat sepse nuk mund të cilësohen krejt të pavlera përderisa janë pjesë e gjuhës që pretendonte të standardizohej (Unifikohej)
Ajo që konsiderohej si dilemë se; a mbetën të kënaqur të gjithë ata që kishin gjuhë amë atë për të cilën flitej aq shumë me Kongresin e Drejtshkrimit? Kësaj pyetje do të mund t`i jepej përgjigje nga të gjithë ata që të paktën kishin lexuar për Kongresin e Drejtshkrimit.
Pjesa veriore e Shqipërisë , përfshirë këtu edhe Kosovën që bënin pjesë në dialektin gegë shikoheshin me inferioritet (që vazhdojnë të shikohen edhe sot e kësaj dite), pikërisht për shkak të gegërishtes, përderisa toskërishtja zuri përqindje shumë të madhe në atë që tani po quhej letrare. Por a meritonte me të vërtetë që toskërishtja të zinte gjithë atë përqindje në gjuhën letrare?, apo ndodhi sikur në shembullin e dhënë më lartë tek Komisia letrare e Shkodrës? Më duket se kjo e dyta qëndron më tepër dhe për këtë që po e them do ta ilustrojë edhe me një shembull konkret:
Fjalori i gjuhës së sotme shqipe që doli si pjellë e Kongresit të Drejtshkrimit e hodhi në shportën e mbeturinave fjalën autoktone asht-i që është e gegërishtes dhe do të duhej të ishte e tërë shqipes letrare, Çabej jep edhe në librat e tij për gjenezën e shqipes për fjalën asht-i thotë se rrjedhë nga familja e gjuhëve indoevropiane ku bënë pjesë edhe gjuha shqipe. Në vend te kësaj fjale vihet në fjalorin e shqipes letrare fjala kockë (fjalë sllave) që vie nga përdorimi i toskëve dhe kjo shton me pas edhe një varg fjalësh tjera të huazuara; kockëmadh, kockëhollë, kockëtrashë etj. Ka edhe shumë shembuj të tillë që u futën në shqipen e unifikuar ,apo më mirë të themi që në një farë mënyre edhe filloj masakrimi i një gjuhe që cilësohej si shumë e pasur .
Vlerësojeni vet!
Françesk Solano, i njohur me pseudonimin Dushko Vetmo, thoshte se: “kur shpërndahet gjuha shpërndahet edhe populli”. Rreziku i tillë në Shqipëri ishte jo i vogël, dhe nga kjo u bënë ndarje shumë të mëdha që vazhdojnë të jenë edhe sot e tutje. Pikërisht shkaku i gjuhës është ajo që i bënë popullin shqiptarë të Kosovës t`i shohin ata të Shqipërisë si përparimtarë, e nuk është e ditur që edhe toskërishtja në një kohë qëndronte në nivel të barabartë më gegërishten.
E gjithë kjo që u tha ishte përveç tjerash edhe ndihmesë për armiqtë tanë (që nuk ishin të pakët) sepse ndarjen në popull po insistonim edhe ne vet ta bënim (Ndoshta nga mosdija e një rreziku të tillë).
(Autori është kandidat për titullin master, në degën e Letërsisë Shqipe në UP)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker