Rrënjët e trazirave në Mbretërinë e Bashkuar shtrihen në shtrembërimin e ankesave të vërteta të klasës punëtore
![Rrënjët e trazirave në Mbretërinë e Bashkuar shtrihen në shtrembërimin e ankesave të vërteta të klasës punëtore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/Kenan-Malik-780x439.jpg)
Burimi: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
“Shpirti britanik po zgjohet dhe po trazohet nga xhindosja përkitazi me atë që bëjnë këta njerëz”, i tha Douglas Murray i Spectator-it, ish-zëvendëskryeministrit australian John Anderson. Komenti mund të duket si përgjigje ndaj trazirave të fundit, por në fakt është regjistruar vitin e kaluar (klipi i edituar i intervistës së vjetër u ngarkua në faqen e internetit të Andersonit në javën e kaluar, por që atëherë është larguar).
Me “këta njerëz”, Murray nënkuptonte emigrantët. “Nuk i dua ata këtu”, këmbëngul ai. “Jam plotësisht i gatshëm ta them këtë, sepse duhet thënë”. Policia, pohoi Murray, e kishte humbur kontrollin e rrugëve dhe “nëse ushtria nuk dërgohet, atëherë publiku do të duhet të ndërhyjë dhe publiku duhet ta zgjidhë vetë këtë – dhe ai do të jetë shumë, shumë brutal”. Komentet mund të duken si paralajmërim i hershëm. Tingëllojnë gjithashtu si apologji e rrezikshme për dhunën.
Vlen të ceket se si filloi trazira. Në reagim të vrasjeve të tmerrshme të tri vajzave të reja në një klasë vallëzimi në Sauthport, shumëkush doli në përfundimin se vrasësi ishte mysliman i cili kishte mbërritur me varkë të vogël përtej Kanalit. Ky spekulim fanatik u bë pikënisja për të këmbëngulur se tragjedia erdhi nga “imigrimi i pakontrolluar” dhe nga refuzimi i emigrantëve për t’u integruar.
“Protesta” e parë ishte jashtë xhamisë së Sauthportit, ku dritaret u thyen dhe një mur u shkatërrua. Edhe pasi vrasësi i pretenduar u quajt Axel Rudakubana, i lindur në Kardif nga emigrantët e devotshëm të krishterë nga Ruanda, protestuesit vazhduan të kishin cak xhamitë, t’ua vënë zjarrin bujtinave të emigrantëve, të sulmonin kalimtarët zezakë ose aziatikë. Dhe, shumë komentues vazhduan ta paraqisnin këtë si shpërthim të pashmangshëm të zemërimit kundër “elitës liberale”.
Komentatorët liberalë shpeshherë janë qortuar, me të drejtë, sepse merreshin me votuesit e klasës punëtore të cilët mbështetnin politikanët e gabuar ose që kanë pikëpamje të gabuara – si raciste dhe injorante – për emigracionin. Në reagimin ndaj trazirave pas Sauthportit, shumë nga vetë kritikët janë marrë me njerëzit e klasës punëtore, sikur të ishin ata vërtet kokëtulë dhe fanatikë, duke e përzier racizmin me zemërimin e klasës punëtore.
Janë reale ankesat e klasës punëtore në qytetet e tilla si Sanderlendi ose Stoku, duke nisur nga mungesa e banesave në një treg mobil pune, nga pamundësia për të gjetur dentistë në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar e deri te sistemi i shkatërruar i transportit publik. Por, të sulmosh xhamitë dhe bujtinat e migrantëve, të sulmosh njerëzit që kanë ngjyrën e gabuar të lëkurës ose që shpallin perëndinë e gabuar, ky është ashiqare fanatizëm. Ose, më saktë, tregon sesi ankesat mund të deformohen brenda debatit kombëtar të fiksuar te fajësimi i emigrantëve për problemet sociale.
Për studiuesin Matthew Goodwin, përshkrimi për vrasësin e dyshuar të tri vajzave në Sauthport ishte thjesht “djali i emigrantëve nga Ruanda”.
Edhe me sasinë e vogël të informacionit që kemi, ka shumë mënyra për të përshkruar Rudakubanan. Si britanik. Si i lindur në Kardif. I trashëgimisë së krishterë. Një aktor i ri. Se është diagnostifikuar me çrregullim të spektrit të autizmit. Gjatë gjykimit, padyshim do të mësojmë shumë më tepër rreth tij.
Megjithatë, për Goodwinin vetëm një aspekt i qenies së Rudakubanas ka rëndësi. Se ishte “bir emigrantësh”. “Emigranti” për disa është bërë shpjegimi i vetëm për tragjeditë dhe sëmundjet sociale.
Për të kuptuar se si kemi mbërritur këtu, duhet të kuptojmë kompleksitetin e zhvillimeve të ndërthurura. E para, në mënyrë paradoksale është rritja e shoqërisë më liberale në të cilën ndryshe nga gjysmë shekulli më parë, britanikët janë më rehat përkitazi me dallimet racore e ku vetëm një përqindje e vogël besojnë se për të qenë britanik duhet të jesh i bardhë.
Ky mund të duket moment i çuditshëm për të folur për një Britani më liberale. Konteksti i rritjes aktuale të racizmit është, megjithatë, i ndryshëm nga fanatizmi i viteve 1970-‘80, me të cilin shumëkush ka tërhequr paralele. Britania atëherë ishte jashtëzakonisht raciste, në mënyrën që nuk është më – pavarësisht ngjarjeve të fundit.
Por, edhe liberalizimi duhet të vendoset në kontekst. Jo shumë kohë më parë, Britania e përgëzoi veten se ishte më e qetë në lidhje me imigracionin sesa fqinjët evropianë, si dhe për shmangien e rritjes së partive të ekstremit të djathtë – siç shihen në Francë, Itali, Gjermani dhe gjetkë, edhe nëse Reforma [Nigel Farage] e plotëson pjesërisht boshllëkun.
Megjithatë, nëse Britania ka parandaluar ngritjen e një partie të vërtetë të ekstremit të djathtë, si kudo në Evropë është zhvilluar politika reaksionare e identitetit, duke shkaktuar armiqësi ndaj myslimanëve dhe pakicave. Çrregullimi aktual është produkt i atij lloji të armiqësisë të shprehur jo përmes organizatave të tilla si Tubimi Kombëtar në Francë apo AfD në Gjermani, por në formën e sulmit më të ashpër.
Disa pjesë të klasës punëtore janë bërë më të hapura ndaj argumenteve identitare, për shkak të mënyrës se si pjesa më e madhe e së majtës – në fakt pjesa më e madhe e shoqërisë – ka përqafuar politikën e identitetit në të njëjtën kohë me përçmimin e politikës klasore. Për shumë njerëz sot, janë më pak politike kornizat përmes të cilave ata i japin kuptim marrëdhënies së tyre me botën – “liberale” apo “konservatore” – sesa kulturore apo etnike – “myslimane”, “e bardhë”, “angleze”.
Teksa partitë socialdemokrate janë larguar nga zonat tradicionale të klasës punëtore, duke lënë shumë njerëz që të të ndihen të braktisur dhe pa zë, disa brenda atyre zonave janë kthyer në gjuhën e identitetit për të gjetur një spirancë sociale. Të qenit “klasë e bardhë punëtore” shpeshherë ndihet si po aq e bardhë sa vendndodhja e klasës.
Qoftë në komunitetet e të bardhëve apo të pakicave, identitarizmi ka rrënjosur lëvizjet sektare, duke i shtyrë njerëzit t’i shohin ato si kërcënim përtej kufijve të identitetit të tyre. Kjo gjithashtu ka lejuar të djathtën ekstreme të riemërojë racizmin si identitet të bardhë, një riemërtim të cilit i japin legjitimitet konservatorët kryesorë të cilët tani shpeshherë flasin për evropianët e bardhë të cilët po e “humbin atdheun e tyre” dhe “bëjnë vetëvrasje”, ose për britanikët që “dorëzojnë territorin e tyre” dhe vajtojnë qytetet si Londra që po bëhet më pak e bardhë.
“Nuk na lejohet të flasim për emigracionin”, pohojnë kritikët. Mezi u ndalëm së foluri për emigracionin, gjatë dekadës së fundit. Ajo që ata në të vërtetë nënkuptojnë është se ne nuk flasim për të mjaftueshëm në terma identitarë. Ka shumëçka për të diskutuar për imigracionin, jo vetëm për numrat, por edhe për integrimin, kohezionin dhe përkatësinë. Të fusësh atë diskutim në gjuhën e identitetit, kjo do të ishte katastrofike, duke penguar mundësitë e debateve racionale përkitazi me cilëndo prej këtyre çështjeve.
Në të njëjtën kohë, trazirat nuk duhet të trajtohen thjesht si çështje e rendit dhe ligjit, aq më pak të shfrytëzohen – siç po ndodh tani – për të kufizuar më tej të drejtat, duke zgjeruar provincën e ligjeve të terrorit, duke zgjeruar censurën dhe duke normalizuar përdorimin e teknologjisë së identifikimit të fytyrës.
Çështja e lirive është po aq e rëndësishme sa ajo e imigrimit dhe identitetit dhe e braktisjes së komuniteteve të klasës punëtore. Mënyra se si përballemi me të tri këto, kjo do të ketë pasoja afatgjata për politikën dhe për shoqërinë britanike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Trumpin, por duhet të zemërohen edhe me vetveten](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Andrew-Rawnsley-380x233.jpg)
Evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Trumpin, por duhet të zemërohen edhe me vetveten
![Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Trump9-380x233.jpg)
Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë
![Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Timothy-Garton-Ash-e1718263351942-380x233.jpg)
Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme
![Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kelly-780x439.png)
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-11-780x439.png)
"Djellza na ka ndihmuar në kohë të vështirë" – Flet për herë të parë shoku i Gjestit
![Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-150-780x439.jpg)
Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte
![Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1-7-780x439.jpg)
Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës
![Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-14-e1739715530231-780x439.jpeg)
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë