Në Gjuhadol të Shkodrës, në rrugicën e Gurazezëve, është një shtëpi e veçantë, 100 vjet e vjetër: shtëpia të cilën shkodrani Zef Haxhia (i lindur më 1890), e kishte ndërtuar për merak më 1917.
Zef Haxhia rridhte nga një familje e vjetër katolike e Shkodrës. Të parët e tij ishin tregtarë të zotët që kanë bërë tregti deri në Mekë, për çka thuhet se kanë marrë edhe mbiemrin Haxhia.

Zefi ishte diplomat, deputet dhe agjent tregtar me licenca ndërkombëtare. Për disa vite ka punuar në Konsullatën austriake në Shkodër e më vonë ishte edhe përfaqësues i Çekosllovakisë në Shqipëri.

Në foton më sipër mund të shihni nëntë fëmijët e tij. Kjo pamje që dëshmon jo veç bukurinë po edhe begatinë e dikurshme të qytetit të kulturës shqiptare, është bërë nga studioja e njohur e fotografisë, “Pici”, në vitin 1938. Më i madhi nga fëmijët ishte Koleci, e më i vogli Hermenegjildo. Koleci kishte diplomuar për inxhinieri elektrike në Torino të Italisë, ndërsa ishte edhe pilot i Ushtrisë italiane. Pas kapitullimit të Italisë do të kapet rob nga gjermanët. Thuhet se gruaja e një gjenerali gjerman kishte rënë në dashuri në të, ndaj e kishte shpëtuar. Pas Luftës së Dytë Botërore, Koleci do të kthehet në vendin e tij, sepse kështu i kishte kërkuar babai kur e kishte nisur për studime: të kontribuojë në tokën e tij e për të mirën e popullit të tij. Por, Shqipëria nuk i shpërbleu…

Zefi me fëmijët e tij jetonte në shtëpinë që mund ta shihni në pamjet lartë e poshtë (foto të reja dhe të vjetra ekskluzive të siguruara nga arkivi i familjes), e që është projektuar nga austriakët. Shtëpia ka tetë dhoma. Por, e veçanta është se dhomat janë projektuar si kub. Gjerësia dhe gjatësia e çdo dhome është 4.5 metra. Madje, edhe tavanet janë 4.5 metra të larta që e bënin të jetë – dikur dhe sot – shtëpia më e veçantë jo vetëm në Shkodër.

Shtëpia ka oborr prapa. Anash ka edhe një shtëpi të vogël që ishte dedikuar për shërbëtorët e që tregon trajtimin human që u bëhej dikur rrogëtarëve në Shkodër. Brenda shtëpisë kishte orendi dhe gjësende të shtrenjta e luksoze. Por, ato më nuk janë. Sepse, shtëpia uzurpohet më 1946 nga komunistët. Pasuria brenda konfiskohet. Familja Haxhia dëbohet nga aty, ndërsa Zefi (që do të vdesë më 1964), do të vuajë dënim të gjatë edhe për faktin se ishte deputet i Kuvendit të cilin nuk e pranonte regjimi i ri i Enver Hoxhës.
Nga të gjithë fëmijët e tij, sot janë gjallë Hermenegjildo dhe Davidi (i katërti nga e majta, në foton më lartë të vëllezërve dhe motrave Haxhia).
Pas shumë padrejtësive, shtëpia më në fund është kthyer në pronësi të trashëgimtarëve të Zef Haxhisë. /Telegrafi/




Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë