Në një rrëfim për masakrën që tronditi diplomacinë botërore e që u quajt edhe si “masakër kundër njerëzimit”, hoxhë Isë Tërshani ka shpalosur dhimbjen dhe tmerrin që mbizotëroi më 15 janar të vitit 1999 në Reçak të Shtimes.
Hoxhë Isë Tërshani, që varrosi viktimat e Masakrës së Reçakut, në RTV Dukagjini, ka thënë se sa herë vjen 15 janari, shpirtrat e qytetarëve të Kosovës, me theks te familjarët e të masakruarve të Reçakut ringjallen ndjenjat e tmerrit, të dhimbjes, të trishtimit, por njëkohësisht edhe ndjenjat e krenarisë.
“Ata njerëz, ata burra, ato gra sakrifikuan jetën e tyre për gjënë më të shtrenjtë, për lirinë e këtij vendi”, ka thënë hoxhë Tërshani.
“Si u njoftova për Masakrën e Reçakut, ditën e nesërme isha në xhami përkundër krismave të shumta që u dëgjuan në natën e 15 janarit, ne në qytezën e Shtimes nuk kishim informacione se çfarë kishte ngjarë në Reçak. Ndërsa, para namazit të drekës, disa persona na treguan se në Reçak kishte ndodhur një masakër e madhe, një tmerr i paparë, një ‘kasaphane’”, ka thënë hoxhë Tërshani.
Hoxhë Tërshani është shprehur se kishte shpresuar që ajo që e ka parë të mos jetë e vërtetë.
“Kam menduar, kam shpresuar se nuk janë të vërteta ato fjalë, sepse në rrethanat e luftërave ndodhin informacione të ndryshme, por fatkeqësisht kjo kishte qenë e vërteta”, ka thënë tutje ai.
“Nuk kemi shkuar atë ditë në Reçak, ishte e pamundur, rrugët ishin të mbyllura. Qysh ditën e nesërme ka qenë mundësia për të shkuar në Reçak”, ka shtuar hoxhë Tërshani, duke theksuar se në momentin kur Walker kishte parë viktimat e kishte emërtuar atë si “krim kundër njerëzimit”.
Tërshani ka shtuar se viktimat ishin dërguar në xhami, sepse nuk kishte vend tjetër ku të qëndronin.
“Katër ditë para se t’i sillnin viktimat në xhaminë e Reçakut pasi xhandarmëria dhe policia serbe i kishin marrë, ata kishin qëndruar në morgun e spitalit të Prishtinës përafërsisht një muaj. Atë ditë kisha një varrim kur më ftuan në stacionin policor. U thashë që posa ta mbaroj varrimin, unë do të vijë. Pasi mbarova varrimin, hyra në veturë dhe shkova në stacionin policor dhe më futën tek zyra e ish-komandantit. Në fillim biseda ishte e qetë”, ka rrëfyer ai.
Tërshanit i kishin thënë se viktimat e masakrës të varroseshin në tri lokacione dhe jo në Reçak.
10 viktima në Shtime, 10 në fshatin Petrovë dhe të tjerat në fshatin Mollopolc.
E ky i kishte thënë se kjo nuk mund të realizohej.
Por, atij i ishte bërë presion që viktima të varroseshin.
Kosova përkujton sot 25-vjetorin e masakrës në Reçak, ku forcat serbe vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish-shefi i misionit vëzhgues i OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit.
Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit, Reçaku u zgjua i rrethuar. Sipas dëshmitarëve, rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar ta bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet.
Masakra në Reçak tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës