Qytetet buzë lumit Main, me katedralet romane dhe gotike në rajonin e Frankonisë, do të jenë pika referimi dhe do të mbeten gjatë në kujtesën e Enea Shehut, 22-vjeҫarit nga fshati Lapardha në Berat. “Do të kthehem atje një ditë, të takoj miqtë e mi gjermanë, të pimë një gotë verë të bardhë nga vreshtat e Frankonisë dhe t’i falënderoj për gjithë sa mora dhe mësova prej tyre”, thotë Enea, nga fshati i tij.
Historia e tij është ajo e mijëra të rinjve nga Shqipëria që duke përfituar nga lëvizja e lirë në zonën Shengen, mbërritën në Gjermani për të kërkuar azil.
“Kam ikur me tren nga Bolonja në Munih. Nuk njihja asnjeri atje, por një shok më kishte dhënë emrin e kampit në qytetin bavarez Kitzingen, ku qëndronin të gjithë ata që aplikonin për azil në Bavari. Qëndrova atje katër muaj, pastaj shkova në një kamp tjetër azilantësh në Ëurzburg. Atje, bashkia, pas një farë kohe më dha një banesë pa para dhe 335 euro në muaj për ushqim. Por, aplikimi im pas një viti u refuzua. Autoritetet gjermane më thanë që Shqipëria është një vend i sigurt dhe Gjermania nuk pranon azilantë nga vende të sigurta. Pas refuzimit mora një avokat me 700 euro. Shqyrtimi zgjati gjashtë muaj. Nuk fitova. Nuk doja të qëndroja në mënyrë të paligjshme, të më kapnin dhe të më hiqnin për pesë vjet të drejtën e lëvizjes në zonën Schengen. Në janar të vitit 2016 u ktheva vetë në Lapardha”, thotë ai.
Në Lapardha Enea mbaroi gjimnazin e fshatit. Nuk vazhdoi universitetin se nuk kishte mundësi financiare. Punë në fshat apo në Berat nuk gjeti. Atëherë filloi të shkojë në Greqi, në Itali, të mbledh agrume dhe ullinj apo të punojë në ndërtim. Kur mbaronin tre muajt e lejuar nga rregullat e lëvizjes së lirë në vendet e zonës Shengen, kthehej në fshat ku rrinte tre muaj pa punë për të rifilluar përsëri punën sezonale në tre muajt e lejuar.
“Kjo erdhi dhe u bë e vështirë për mua. Papunësia ishte shtysa kryesore që shkova në Bavari duke shpresuar se mund të kisha shans që ta merrja azilin. Sajova edhe një histori hakmarrjeje, por pa rezultat. Më thanë të njëjtën gjë: Shqipëria është vend i sigurt”, thotë Enea.
Fshati Lapardha, me 18 mijë banorë, shtrihet në një zonë fushore-kodrinore me ullishta, shtëpi të reja një dhe dykatëshe, rrugë të shtruara, ka gjimnaz, kafene dhe klube. Shumica të ndërtuara nga paratë e emigrantëve, kryesisht në Greqi. Por, që nga kriza greke ata nuk dërgojnë më para. Papunësia ka sjell emigrimin e banorëve drejt qyteteve të mëdha, apo për punë sezonale në bujqësi dhe ndërtim në Greqi dhe Itali. Kryeplaku i fshatit Lapardha, Tafil Bilҫari, është shumë i shqetësuar nga ikja e rinisë.
“Rreth 20-30 të rinj nga fshati janë kthyer pas refuzimit të azilit. Por, janë të papunë. Situata ekonomike është e vështirë. Të rinjtë duan të ikin. Fshati po zbrazet. Në fshat ka mbetur popullsia e plakur që merret me prodhimet bujqësore në sera dhe vjeljen e ullinjve. Perimet na i marrin tregtarët me çmime shumë të ulëta dhe nuk kemi fare leverdi t’i mbjellim dhe t’u bëjmë shërbime. Ulliri ka shumë shpenzime, kërkon spërkatje që të mos ta zërë miza dhe t’i hyjë krimbi. Edhe produktet blegtorale të fshatit na i marrin me shumicë me çmime shumë të ulëta: një litër qumësht na e marrin 20 lekë dhe e shesin 350 lekë. Nuk kemi subvencionim nga shteti për bujqësinë dhe blegtorinë, nuk kemi investime në fshat. Këto hapin vende pune dhe mbajnë një pjesë të rinisë në fshat. Një pjesë tjetër natyrisht do të ikë, në kërkim të një jete më të mirë, por brenda rregullave dhe ligjeve”, thotë kryeplaku.
Në kërkim të një jete më të mirë Enea jetoi një vit në dy qytetet bavareze, Kitzingen dhe Ëurzburg. Tani është i bindur që rruga që zgjodhi ishte e gabuar.
“U them te gjithëve mos e provoni. Është kohë e humbur!”, thotë ai.
Enea ndjen mirënjohje për gjithçka që përjetoi dhe mësoi në vitin e tij bavarez 2015-2016.
“Banorët, njerëzit e thjeshtë në Kitzingen dhe Ëürzburg ishin shumë të kulturuar, bujarë dhe të ndjeshëm ndaj azilantëve. Na sillnin ushqime dhe veshje në kamp, pavarësisht nga ato që na jepnin autoritetet. Atje mësova që korrektesa është një vlerë që nuk duhet të më mungojë; që punën kur e bën duhet ta bësh të saktë; që më tepër se sasia është cilësia ajo që të jep dinjitet. Respektimi i ligjit, qëndrimi aktiv i banorëve ndaj çështjeve që prekini gjithë komunitetin më ka bërë shumë përshtypje. Atje bëra miq që kam qejf t’i takoj përsëri një ditë”, thotë Enea. “Do të punoj në Itali dhe Greqi në tre muajt që më lejon lëvizja e lirë, do të mbledh para që të shkoj në universitet për infermier”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë