Organizatori i Pejës, Samir Shaptahoviq ka dhënë një intervistë interesante për portalin serb ‘blic.rs’. Ai ka thënë se idhull e ka Aleksander Gjorgjeviq, derisa është tifoz i skuadrës së Partizanit. Samiri gjithashtu është shprehur se ka shumë dëshirë që të luante një ditë ndaj Serbisë me Përfaqësuesen e Kosovës.
Ylli i basketbollit kosovar Samir Shaptahoviq ka lëshuar disa deklarata interesante për portalin serb ‘blic.rs’, ku ka folur për karrierën e tij në basketbollin e Kosovës, mundësinë e pranimit të FBK-së në FIBA si dhe për simpatinë për klubin e basketbollit Partizan dhe idhullin e tij Gjorgjeviq.
Basketbollisti i Pejës është shprehur se klubet kosovare janë duke u përgatitur për garat ndërkombëtare, pasi që shumë shpejt pritet që një gjë e tillë të ndodhë, ai beson se në Ligën ABA, kosovarët do të ishin rival të denjë për skuadrat pjesëmarrëse. “Nuk mund të ketë shumë pengesa për të qenë pjesëmarrës në kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2017, dhe dy skuadrat më të mira tona Peja dhe Prishtina, të bëjnë gara në ABA. Ne i përmbushim të gjitha kushtet për të, ngase buxheti i klubeve kosovare është më i madh se i gjithë skuadrave të Adriatikut, po ashtu ne kemi cilësinë për të qenë në mesin e katër ekipeve më të mira në këtë ligë”, thotë Saptahoviq.
Samiri nuk la pa e përmendur edhe Përfaqësuesen e Kosovës, për të cilën shprehet se në asnjë moment nuk do të mund t’ia kthejë shpinën pasi gjithmonë ka pasur mbështetje nga populli i Kosovës.
“Në pamundësi që Kosova të luaj ndeshje eliminatore vendosa të përfaqësoj Shqipërinë, por tani sigurisht që do të zgjedhë Kosovën, ngase do të ishte jo e drejtë të refuzojë njerëzit që gjithmonë më besuan. Dëshira ime mbetet që një ditë të luajë për Kosovën kundër Kombëtares së Serbisë! Gjithsesi nëse për këtë pajtohen Beogradi e Prishtina, kjo lojë do të duhej të përdorej për pajtimin e dy vendeve dhe për të ndarë sportin nga politika”, ka vazhduar më tej organizatori i Pejës.
Tifoz i Partizanit
Më pas ai vlerësohet nga serbët si lojtari më i populluar në Kosovë ashtu sikurse Divac apo Gjorgjeviq në Serbi. “Aleksandër Gjorgjeviq është idhulli im, çdo ditë e kam shikuar atë në ‘Youtube’, derisa mbronte ngjyrat e Partizanit. Po ashtu ne kemi të njëjtin stil të flokëve (qesh). Përndryshe jam tifoz i Partizanit dhe ndjekë të gjitha rezultatet e skuadrës bardhë e zi. Shikova derbin ndaj Cërvena Zvezdës, ishte një atmosferë e zjarrtë e krijuar nga “delije” dhe “grobari”, kësi llojë atmosfere mund të krijohet vetëm në Pejë dhe Prishtinë”.
Në vazhdim Samiri, e përshkruan rrugëtimin e tij nga Primorka tek Sigal Prishtina, kur ishte transferuar gjatë vitit 2001.
“Në një ndeshje të luajtur në shtëpi ndaj Zvezdës, unë shkëlqeva duke shënuar 32 pikë, atëkohë drejtuesit e Prishtinës ishin prezent në atë ndeshje. Ata menjëherë më ftuan t’i bashkohem skuadrës së tyre dhe pranuan të paguajnë kompensimin në vlerë prej 60 mijë euro, unë isha i gatshëm të transferohem në Kosovë, ku kam mbetur deri më sot, në përjashtim të një udhëtimi në Islandë i cili zgjati rreth 1 vit e gjysmë. Gjatë katër viteve të para në Prishtinë kam fituar deri në 90 mijë euro në vit, po ashtu kam fituar të gjithë trofetë e mundshëm në basketbollin e Kosovës, i cili atë kohë ishte një nga më të paguarit në Evropë, dhe luanin edhe lojtar nga NBA. Pas Prishtinës unë kalova te Mabetex, dhe që nga viti 2008 jam te Peja, me të cilën luajë në Ligën Ballkanike dhe jemi në garë për të fituar titullin ndaj Prishtinës”, përfundoi Saptahoviq. /SportPlus/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/guardiola-780x439.jpeg)
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City
![Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/schumacher-780x439.jpg)
Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg
![UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/chl-780x439.png)
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027
![Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-205508-780x439.png)
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës
![Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/deco-araujo-780x439.png)
Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos
![Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kounde-780x439.png)
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re