LAJMI I FUNDIT:

Roze nderohet me çmimin “Kepi i Shpresës së Mirë – Fahredin Gunga”

Roze nderohet me çmimin “Kepi i Shpresës së Mirë – Fahredin Gunga”

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, mori pjesë në manifestimin poetik ndërkombëtar “Kepi i Shpresës së Mirë – Fahredin Gunga”, në të cilin ishin të pranishëm njerëz të shumtë të letrave shqipe, shkrimtarë, kritikë dhe artistë. Në këto takime ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit komunal të Mitrovicës, Bajram Rexhepi.

Me këtë rast, Ministri Beqiri tha se prania e njerëzve të letrave dhe përgjithësisht e njerëzve të artit në këto takime është shprehje e nderimit të tyre të veçantë për figurën e shquar të poetit Fahredin Gunga, për këto takime poetike me karakter ndërkombëtar dhe për vetë qytetin e Mitrovicës.

Në këtë kontekst, ai theksoi se këto takime dëshmojnë se shpirti krijues dhe artistik i Mitrovicës nuk mund të ndahet e as të tëhuajësohet, duke shtuar se, me mbështetjen materiale institucionale ndaj zhvillimeve kulturore në këtë qytet, në të vërtetë mbështetet ideja për shndërrimin e Mitrovicës në një kryeqytet kulturor të vendit tonë.

Më tutje, në mbështetje të vendimit të jurisë profesionale në këtë përbërje: Prof. Dr. Murat Bejta, Akademik Ali Podrimja dhe Mr. Avni Spahiu, Ministri Valton Beqiri ia dorëzoi laureates së këtij viti, shkrimtares së njohur frënge, Pascale Roze, Çmimin “Kepi i Shpresës së Mirë – Fahredin Gunga”.


Ndërkaq, me rastin e marrjes së këtij çmimi, Pascale Roze, e cila është bartëse e disa çmimeve letrare me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar, tha se ndjehet posaçërisht e nderuar që i është ndarë ky çmim poetik me një emërtim kaq simbolik dhe domethënës, i tillë siç është “Kepi i Shpresës së Mirë – Fahredin Gunga”. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

KUJDES ME FJALËN

KUJDES ME FJALËN

Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor

Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor

Simfoni metaforash të trishta

Simfoni metaforash të trishta

Kalo në kategori