LAJMI I FUNDIT:

Rooney do të luajë për Leeds dhe do të bëhet uellsian?

Rooney do të luajë për Leeds dhe do të bëhet uellsian?

Rok këngëtari, Kelly Jones, e ka shtyrë sulmuesin e Manchester United, Wayne Rooney, t’i premtojë se ai do të luajë në sezonin e ardhshëm për Leedsin dhe Walesin, para se rokeri të këndonte në dasmën e tij.

Sipas “The Sun”, frontmeni i grupit, “Stereophonics”, kishte shkuar me aeroplan privat në Itali i ftuar nga gruaja e Rooneyt, Coleen, për ta befasuar futbollistin.

“Wayne, zonja jote ka kërkuar nga unë që ta bëj këtë, unë kam pranuar me një kusht: Nëse në sezonin e ardhshëm ti luan për Leeds dhe e ndërron kombësinë në uellsian. A ka mundësi të ma shkruash këtë para se të filloj këndimin?”, kanë qenë fjalët e Jones.