Roli i mediumeve serbe në Kosovë!
Në Kosovën e pasluftës mediumet, si ato elektronike, por edhe të shkruara kishin marrë një hov të madh të zhvillimit të tyre. Ky “turr” i hapjes së tyre kishte ardhur si pasojë e ndalimit shumëvjeçar të informimit në gjuhën shqipe nga regjimet serbe. Pas vitit 1999, UNMIK-u kishte lejuar që të hapen mediume të shumta, sidomos radio dhe televizioneve private në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhët e pakicave që jetojnë në Kosovë. Me dhjetëra mediume kishin filluar të punojnë, shumica e të cilave kishin qëllime komerciale, kurse disa kishin qëllime informative dhe argëtuese.
Mirëpo, këtu shtrohet problemi se, cili është roli dhe qëllimi i funksionimit të një numri të madh të mediumeve, sidomos në gjuhën serbe nëpër vendbanimet e tyre? Sa për kuriozitet UNMIK-u kishte lejuar që gati në çdo fshat serb në Kosovë të ketë nga një medium në gjuhën serbe. Kjo punë, përveç UNMIK-ut është bërë edhe me ndihmën e disa shoqatave të huaja, por edhe me ndihmën e drejtpërdrejt të Beogradit. Mediumet që financohen nga Beogradi janë: Radio “KIM” në Çagllavicë, Radio “Graçanica”, Radio “Raniluk”, Radio “Shilovo”, Radio “Shterpce”, Radio “Kosovo Polje”, TV “Most”, etj. Ndërsa, në veriun e Kosovës, sidomos në Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicën veriore ka shumë të tilla dhe kjo punë bëhet pa asnjë pengesë ligjore.
Numri i tyre në Kosovë është aq i madh sa që nuk dihet se kujt i dedikohen të gjitha këto mediume, kur dihet se numri i pakicës serbe në Kosovë sillet diku rreth 5 për qind. Por, problemi nuk qëndron në lejimin apo moslejimin e tyre, sepse informimi në gjuhën amtare në Kosovë është një e drejtë e garantuar me Kushtetutë për të gjitha etnitë. Shqetësimi është në faktin se me çfarë programesh punohet nëpër këto mediume serbe, nga kush financohen, cili është roli i tyre, kush i mbështet ato dhe për çfarë qëllime përdoren ato?
Në Kosovë të kërkosh frekuencat e një radio në gjuhën shqipe, padyshim se do të hasësh në pengesa nga valët që kanë këto radiostacione serbe. Frekuencat e tyre nëpër tërë territorin e Kosovës janë aq shumë të forta sa që pengojnë së transmetuari radiot dhe TV-të në gjuhën shqipe. Këto radio dhe televizione serbe kanë një teknologji shumë të avancuar në krahasim me ato në gjuhën shqipe.
Programet e këtyre mediumeve janë krejtësisht një nacionale dhe asgjë nuk kanë të bëjnë me realitetin e kësaj hapësire, apo me jetën “multietnike”. Këto mediume shtetin e Serbisë e trajtojnë si shtet të tyre, ndërsa Beogradin si kryeqendër. Kosova trajtohet si krahinë serbe edhe quhet “Kosovo i Metohija”. Këto mediume kanë një skemë programore shoviniste dhe për qëllim kanë nxitjen e urrejtjes kundër popujve tjerë. Sipas këtyre mediumeve NATO-ja është agresor i këtij vendi, ndërsa UÇK-ja bandë terroristësh. Deri më tani askujt kjo në Kosovë nuk i ka penguar. Pakica serbe në Kosovë informohet sikur këtu të mos kishte ndodhur asgjë në të kaluarën e afërt, sikur shteti serb të mos ketë bërë gjenocid dhe pastrim etnik ndaj shqiptarëve. Këta sillen nëpër këto mediume, sikur ata të kishin jetuar në ndonjë planetë tjetër e jo në tokën e Kosovës dhe Ballkanit. Sipas tyre, KFOR-i, UNMIK-u, EULEXI dhe organizatat tjera të huaja konsiderohet të përkohshme dhe si të ashtuquajtura, bile as nuk ju hanë palla për respektim të ligjit.
Financimi i këtyre mediumeve bëhet kryesisht nga institucionet e shtetit serb, pa asnjë pengesë nga institucionet e Kosovës. Sot e kësaj dite këto mediume marrin paga dhe donacione nga Serbia, shoqatat e ndryshme, por një pjesë e tyre edhe nga Buxheti i Kosovës. Beograd vetëm gjatë këtij viti ka ndarë rreth 230 milionë euro për strukturat e saj në Kosovë. Edhe pse kanë kaluar dy vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Qeveria e saj nuk është marrë me problemin e legjitimitetit të tyre dhe vënies së rendit në këtë fushë. Kjo punë është lënë krejtësisht në duart e Beogradit.
Ndaj mediumeve në gjuhën serbe nuk janë kërkuar kurrfarë rregulla, apo kritere të funksionimit të tyre, ndërsa ndaj mediumeve në gjuhën shqipe kërkohet respektim i kritereve të forta. Për ironi, shqiptarët e Kosovës, bile as që janë pyetur se çfarë informimi dëshirojnë të kenë. Deri vonë ata kanë paguar 3.5 euro taksë për RTK-në në faturat e energjisë elektrike dhe për këtë nuk i kishte pyetur askush. Mënyra e financimit të këtij mediumi për mes faturave të rrymës ishte një e padrejtë shumë e madhe. Kjo ishte një shkelje e të drejtave themelore të njeriut në Kosovë, por kësaj here nga misionet e huaja dhe vendorët.
Me një fjalë deri sa mediumet serbe në Kosovë punojnë dhe funksionojnë duke mos respektuar asnjë ligj, rregull, apo kriter, disa nga to në gjuhën shqipe ende janë të diskriminuara. Vlen të përmendet, sidomos Radio “Kosova e Lirë”, e cila si medium i parë që u vu në ballë të lirisë së këtij vendi është privuar nga disa të drejta. Në vend që Qeveria e Kosovës këtë medium ta bëjë publik dhe t’i ofrojë ndihmë si me mjete dhe teknikë, ky medium nuk përfillet aspak nga kjo institucionet e saj. Ndërsa mediumet tjera janë ndihmuar nga donatorë të ndryshëm, ky medium mbahet nga njerëz të vullnetit të mirë që janë në shërbim të kauzës kombëtare. A nuk është kjo një padrejtësi e madhe nga institucionet e Kosovës? Kjo padrejtësi duhet të përmirësohet në të ardhmen, sepse është obligim kombëtar, ligjor e moral.
Shteti i Kosovës, përkatësisht i institucionet e saj, përfundimisht duhet të ndërmarrin masa ligjore ndaj të gjitha mediumeve pa marrë parasysh se në cilën gjuhë janë ato, që njëherë e përgjithmonë në këtë vend të vihet rendi dhe ligji edhe në fushën e informimit dhe legalizimit të mediumeve, si elektronike, por edhe të shkruara. Shteti duhet të përcaktojnë rregulla të qarta të funksionimit të tyre, por kuptohet që fjala e lirë është postulati i parë i demokracisë, ama ato duhet të sillen sipas ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës. Mediumet që propagandojnë urrejtje të mbyllen menjëherë, ndërsa përgjegjësit e tyre të sillen para drejtësisë.
Shteti i Kosovës duhet të jetë i detyruar që të gjitha ato mediume që nuk sillen sipas ligjit të Kosovës t’ua ndalojë veprimtarinë e tyre. Mediumeve serbe që financohen nga Beogradi duhet t’i ndalohet veprimtaria, sepse ato janë në kundërshtim me ligjet e këtij vendi. Kjo do të jetë një punë jo e lehtë për institucionet e Kosovës. Kjo është një sfidë e domosdoshme dhe jetike për vënien e rendit dhe ligjit në këtë fushë, por është edhe një sprovë e madhe për funksionimin e demokracisë së këtij shteti të ri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker