LAJMI I FUNDIT:

Roli dhe rëndësia e gjithëpërfshirjes së komuniteteve në tekstet shkollore

Roli dhe rëndësia e gjithëpërfshirjes së komuniteteve në tekstet shkollore

“Roli dhe rëndësia e përfshirjes së kulturës dhe identitetit të komuniteteve rom, ashklali dhe egjiptian në tekstet shkollore”, ishte tema që mblodhi strukturat politike dhe nga shoqëria civile.

Deputeti egjiptian, Fridon Lala, i cili mori pjesë në këtë ngjarje, theksoi rëndësinë e kësaj teme për komunitetet shkruan Telegrafi.

“Përfshirja e kulturës dhe identitetit tonë në tekstet shkollore është një hap i madh drejt barazisë dhe njohjes së diversitetit në shoqërinë tonë. Kjo do të ndihmojë fëmijët tanë të ndihen të pranuar dhe të vlerësuar”, tha ai.


Ndërsa, deputeti rom Erxhan Galushi, gjithashtu, foli për këtë çështje dhe vuri në pah ndikimin pozitiv që një iniciativë e tillë mund të ketë.

“Duke përfshirë kulturën tonë në tekstet shkollore, ne jo vetëm që pasurojmë kurrikulat, por edhe kontribuojmë në krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të ndërgjegjshme”, deklaroi ai.


Mësimdhënësja rome, Urma Menekshe shpjegoi se si kjo përfshirje mund të ndikojë në arsimimin e fëmijëve.

“Kur fëmijët tanë shohin kulturën dhe historinë e tyre të përfaqësuar në libra, ata ndihen të fuqizuar dhe të motivuar për të mësuar më shumë. Kjo është thelbësore për zhvillimin e tyre akademik dhe personal”, tha ajo.

Ndërsa, gazetari rom Avdi Misini, i cili raportoi për këtë ngjarje, theksoi rëndësinë e rolit të mediave në promovimin e diversitetit dhe përfshirjes:

“Mediat kanë një përgjegjësi të madhe për të promovuar diversitetin dhe për të ngritur zërin për çështjet e rëndësishme që prekin komunitetet tona. Kjo punëtori është një hap i rëndësishëm drejt kësaj qëllimi”.

Ndryshe, mbetet të shihet gatishmëria e MAShTI-it për të shty procesin para. /LendritQeli/.Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori