LAJMI I FUNDIT:

“Robin Hudët” plaçkisin në Greqi

“Robin Hudët” plaçkisin në Greqi

Anarkistët grekë, ditë më parë, e kanë vjedhur një supermarket dhe i kanë dhënë ushqimet falas protestuesve që kundërshtonin çmimet e larta të konsumit.

Rreth 20 njerëz të paarmatosur, shumica prej tyre me kapela të zeza mbi kokë, kanë kryer të enjten një plaçkitje në qytetin verior të Selanikut, ka thënë policia lokale.

Mediat lokale i kanë etiketuar plaçkitësit si "Robin Hudët", duke marrë parasysh edhe protestat e tyre të ngjashme me ato që kishin ndodhur në të kaluarën.

Ata marrin vetëm pako me pasta, orizi dhe kartonë me qumësht, të cilat i vendosin në mes të rrugës që njerëzit të vinë e t’i marrin ato, ka thënë një zyrtar policor.


"Ata asnjëherë nuk kanë vjedhur para apo lënduar ndonjë njeri. Ata kërkojnë nga njerëzit të qëndrojnë të qetë por përdorin taktikën e pritës, duke kërcyer mbi tavolinat e parave", ka thënë ai.

"Kur ata sulmojnë pa kapela, njerëzit çuditen kur shohin se shumica prej tyre janë femra", ka përfunduar zyrtari.