LAJMI I FUNDIT:

RMV dhe Shqipëria të përfshira në projektin francez për mbrojtjen dhe vlerësimin e bërthamave të vjetra urbane

RMV dhe Shqipëria të përfshira në projektin francez për mbrojtjen dhe vlerësimin e bërthamave të vjetra urbane

Tetë qytete nga vendi jonë janë pjesë e projektit “Njohja, mbrojtja dhe vlerësimi i bërthamave të vjetra urbane në Republikën e Maqedonisë të Veriut dhe Shqipërisë”, të organizuar nga Shoqata “Vende dhe qytete me vlera të jashtëzakonshme në Francë”, që në vitin 2020 ishte një nga fituesit e konkursit “Projekt i gatshëm/Çelsin në dorë” të Ministrisë për Evropë dhe Punët e Jashtme të Francës.

Siç është kumtuar nga Ministria e Kulturës, 16 qytete nga tre vendet ishin të përfshirë në këtë projekt, dhe përveç Ministrisë sonë, Ministria e Kulturës e Shqipërisë është një partner, si dhe Shoqata “SHNJVL”(Shoqata e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale), Shoqata e Arkitektëve të Maqedonisë dhe profesionistë dhe ekspertë të trashëgimisë kulturore dhe urbanizmit nga vendet pjesëmarrëse.

“Po flasim për tetë qytete në Republikën e Maqedonisë të Veriut, përkatësisht: Manastir, Ohër, Shtip, Veles, Berovë, Kumanovë, Kratovë, Kavadar. Gjashtë qytete janë përzgjedhur nga Franca: Reims, Kalais, Perige, Elbef, La Reol, Bollie-le-Loch, ndërsa nga Shqipëria: Berati dhe Elbasani. Profesionistët francezë, maqedonas dhe shqiptarë, me një qasje studimore, patën mundësinë të njihen me qytetet dhe trashëgiminë e tyre kulturore arkitektonike përmes video konferencës, me rregulloret ligjore që mundësojnë studimin dhe shkëmbimin e përvojave, në interes të tre palët”, thuhet në kumtesë.


“Me këtë projekt parashikohen rezultate konkrete, pra produkte të gatshme, si më poshtë: inventarizimi i pjesëve të trashëgimisë kulturore arkitektonike në bërthamat e vjetra urbane; zhvillimi i sinjalistikës (tabela e informacionit) që do të mundësojë përmes tekstit, fotografive dhe vizatimeve në shumë gjuhë, në elemente të dizajnuara posaçërisht të pajisjeve urbane, për të shfaqur trashëgiminë kulturore me përfshirjen e trashëgimisë natyrore, peizazhin urban; ndërmjetësimi me një përzgjedhje të mjeteve dhe aktiviteteve që do të ndihmojnë ndjeshëm popullatën në zgjerimin e njohurive rreth vlerave dhe bukurive të qytetit të tyre dhe hapjen ndaj botës”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës.

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori