LAJMI I FUNDIT:

I riu nga Hajvalia tregon si u plagos nga plumbi qorr natën e Vitit të Ri

I riu nga Hajvalia tregon si u plagos nga plumbi qorr natën e Vitit të Ri

Shënimi i Viti të Ri solli edhe lëndime tek qytetarët si shkak i mënyrës së të festuarit.

Kështu tre qytetarë u plagosën nga plumbat qorr, të cilët kërkuan trajtim mjekësorë në Klinikën e Emergjencës, dy nga ta janë hospitalizuar në Klinikën e Ortopedisë.

Njëri nga ta është një 36-vjeçar nga Hajvalia, i cili për televizionin rrëfeu momentin e plagosjes në këmbë.


“Kemi dal jashtë për të shikuar edhe festuar, papritmas më është nxehë këmba, dhe e pashë që nuk po mundem me lëviz, më pas ju thashë të më dërgojnë në spital se nuk jam mirë…krisma ka pas nga të gjitha anët”, tregon i plagosuri për Klan Kosovën.

Pos këtij, në Ortopedi po trajtohet edhe një 15-vjeçare nga lagjja ”Arbëria”, e cila po ashtu u plagos nga plumbi qorr në kohën sa ishte duke qëndruar në ambient të jashtëm.

Të dy këta pacientë iu nënshtruan intervenimit kirurgjikë të cilëve iu larguan plumbat, teksa gjendja e tyre është stabile.

Krahas këtyre rasteve, edhe ata që festuan me mjete piroteknike pësuan goxha lëndime, kryesisht nga ta, fëmijë.

“25 raste me mjete piroteknike, dy nga ta janë pranuar për trajtim të mëtejmë në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, 23 të tjera janë lëshuar për në shtëpi”, deklaron, Drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

Këta dy të fundit janë pacientë-fëmijë në Kirurgjinë Plastikë. Sipas Kirurgut kujdestar janë fëmijë të moshës 6 dhe 9-vjeçare dhe me amputime të gishtërinjve.

Veçse, edhe para natës së ndërrimit të moteve, Emergjenca ka trajtuar një numër të madh të qytetarëve nga përdorimi i mjeteve shpërthyese.

Drejtuesi i Emergjencës bën të ditur se nga data 25 dhjetor deri në natën e Vitit të Ri janë trajtuar
18 raste me lëndime nga përdorimi i mjeteve piroteknike, madje njëri nga ta e kishte humbur edhe syrin.

Emergjenca përgjatë 24 orëve të fundit ka trajtuar 271 pacientë.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori