Nga: Associated Press
Përkthimi: Telegrafi.com
Kritikët po e akuzojnë për censurë botuesin britanik të librave klasikë për fëmijë të Roald Dahlit, pasi hoqi gjuhën piktoreske nga veprat si Çarli dhe fabrika e çokollatës dhe Matilda, për t’i bërë ato më të pranueshme për lexuesit modernë.
Një analizë e botimeve të reja të librave të Dahlit që tani gjenden në librari, tregon se u ndryshuan disa pasazhe në lidhje me peshën, shëndetin mendor, gjininë dhe racën. Ndryshimet e bëra nga shtëpia Puffin Books, degë kjo e Penguin Random House, u raportuan fillimisht nga gazeta britanike Daily Telegraph.
August Glopi, antagonisti grykës i Çarlit në Çarli dhe fabrika e çokollatave, që fillimisht u botua në 1964, nuk është më “shumë i trashë”, por është thjesht “i madh”. Në edicionin e ri të Shtrigave, një femër e mbinatyrshme paraqitet si grua e zakonshme që mund të jetë duke punuar si “shkencëtare e lartë ose që drejton një biznes” në vend që të jetë “arkëtare në një supermarket ose duke shtypur letra për një biznesmen”.
Fjala “e zezë” u hoq nga përshkrimi i traktorëve të tmerrshëm në veprën e vitit 1970, Fantastiku z. Foks. Makineritë tani janë thjesht “përbindësha vrastarë, me pamje brutale”.
Autori fitues i çmimit Booker, Salman Rushdie, ishte ndër ata që reaguan më me zemërim ndaj rishkrimitt të fjalëve të Dahlit. Rushdie jetoi i fshehur për vite të tëra pasi Ajatollah i Madh i Iranit, Ruhollah Khomeini, në vitin 1989 nxori një fetva që bënte thirrje për vdekjen e tij për shkak të blasfemisë së supozuar për romanin e tij Vargjet satanike. Ai u sulmua dhe u plagos rëndë vitin e kaluar, gjatë një aktiviteti në shtetin e Nju-Jorkut.
“Roald Dahl nuk ishte engjëll, por kjo është një censurë absurde”, shkroi Rushdie në Twitter. “Puffin Books dhe trashëgimtarët e Dahlit duhet të turpërohen”.
Ndryshimet në librat e Dahlit shënojnë përplasjen e të fundit në debatin mbi ndjeshmërinë kulturore, pasi aktivistët kërkojnë të mbrojnë të rinjtë nga stereotipat kulturorë, etnikë dhe gjinorë në letërsi dhe në media të tjera. Kritikët ankohen se rishikimet për t’iu përshtatur ndjeshmërisë së shekullit XXI, rrezikojnë të minojnë gjenialitetin e artistëve të mëdhenj dhe ta pengojnë lexuesin që të përballet me botën ashtu siç është.
The Roald Dahl Story Company, që kontrollon të drejtat e librave, tha se ka punuar me shtëpinë Puffin për të rishikuar tekstet sepse donte të siguronte që “tregimet dhe personazhet e mrekullueshme të Dahlit të vazhdojnë të shijohen sot nga të gjithë fëmijët “.
Gjuha u rishikua në partneritet me Inclusive Minds, një ekip që punon për ta bërë më gjithëpërfshirëse dhe më të qasshme letërsinë për fëmijë. Çdo ndryshim ishte “i vogël dhe i kujdesshëm”, thanë nga kompania.
U tha se analiza filloi në vitin 2020, përpara se Netflix-i të blinte Roald Dahl Story Company-n dhe të fillojë planet për ta realizuar një seri të re të filmave bazuar në librat e autorit.
PEN America, komunitet prej 7 500 shkrimtarëve që mbron lirinë e shprehjes, tha se ishte “i alarmuar” nga raportet për ndryshimet në librat e Dahlit. “Nëse fillojmë me përpjekjet për t’i korrigjuar dobësitë e perceptuara, në vend që t’i lejojmë lexuesit që t’i marrin dhe të reagojnë ndaj librave, ashtu siç janë shkruar, rrezikojmë të shtrembërojmë punën e autorëve të mëdhenj dhe të mjegullojmë thjerrëzën thelbësore që letërsia ia ofron shoqërisë”, shkroi Suzanne Nossel nga PEN America.
Laura Hackett, adhuruese e Dahlit që në fëmijëri e që tani është zëvendësredaktore letrare e gazetës Sunday Times të Londrës, pati një reagim më personal.
“Redaktorët e Puffin-it duhet të kenë turp për operacionin e gabuar që kanë kryer te disa prej literaturave më të mira për fëmijë në Britani”, shkroi ajo. “Sa për mua, unë do t’i ruaj me kujdes kopjet e vjetra dhe origjinale të tregimeve të Dahlit, në mënyrë që një ditë fëmijët e mi t’i shijojnë në lavdinë e tyre të plotë, tekanjoze dhe plot me ngjyra.”
Dahl vdiq në vitin 1990 në moshën 74-vjeçare. Librat e tij, të cilët janë shitur më shumë se 300 milionë kopje, janë përkthyer në 68 gjuhë dhe vazhdojnë të lexohen nga fëmijët në mbarë botën. Por, është gjithashtu figurë e diskutueshme për shkak të komenteve antisemitike të bëra gjatë gjithë jetës së tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut
Japonia në Mal të Zi

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Enigma Gorbaçov
Tetë perandorët më të përgjakshëm të historisë së Romës

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi