LAJMI I FUNDIT:

Rinovimi i rrjetit elektrik nxjerr nga përdorimi stabilizatorët e rrymës

Rinovimi i rrjetit elektrik nxjerr nga përdorimi stabilizatorët e rrymës

Fatmir Ramadani, pronar i një autolarjeje në Ferizaj thotë se që nga paslufta kurrë nuk ishte bërë rehat me rrymë në biznesin e tij. Si për nga ndërprerjet por edhe nga tensioni i ulët.

Për ta mbajtur biznesin e tij në jetë atij i është dashur që vazhdimisht të përdorë stabilizatorë.

Por vuajtjeve të tij duket se u ka ardhë fundi, pasi që KEDS në kuadër të investimeve në zonat me tension jostabil ka përfshirë edhe lagjen e Fatmirit.


Trafo, shtylla dhe kabllo të reja janë vendosur përgjatë rrugës “Brahim Ademi”, duke e rinovuar kështu komplet rrjetin elektrik në këtë pjesë të Ferizajt.

“Për me la veturën është dashtë me përforcu rrymën me stabilizatorë, ndërsa tash pasi KEDS-i ka investu e kam hequr atë, s’ka nevojë më”, thotë pronari i autolarjes.

Besnik Ferati inxhinier në KEDS tregon për investimet e bëra në këtë pjesë të qytetit të Ferizajt.

“Janë vendosur dy Trafoblinda – pra dy TS 400kVA, janë implementuar 56 shtylla betoni dhe mbi 200m kanal kabllovik”, thotë Ferati.

Nga ky investim kanë përfituar rreth 106 konsumatorë si dhe të gjithë konsumatorët e trafos së vjetër, e cila tash është çliruar pas ndarjes së ngarkesës të konsumatorëve.

Përveç pronarit të autolarjes, investimit të KEDS-it i është gëzuar edhe Taulant Salihu banor i rrugës “Brahim Ademi”.

“Tash është super. Më herët pa stabilizues nuk ke mundur me lëshu as makinën e teshave e tash çka të duash pa problem punojnë”, thotë Salihu.

Ramadani edhe Salihu thonë se përveç stabilizimit të tensionit, investimi ka sjellur edhe furnizim më të qëndrueshëm 24 orësh.

Inxhinieri Ferati në fund thotë se prioritet i investimeve të KEDS-it ka qenë rikonstruimi i rrjetit të vjetëruar, zëvendësimi i shtyllave të drurit me shtylla të betonit dhe ndërrimi i përçuesit ajror me atë kabllorë, e gjithë kjo për të përmirësuar nivelin e tensionit.

KEDS ka obligim kontraktual renovimin e rrjetit elektrik, ndërsa deri tash është investuar në shumë zona të Kosovës duke u dhënë prioritet atyre me tension jostabil. Megjithatë mbetet edhe shumë për t’u bërë në vitet në vijim. /Telegrafi/
t1

t2

t3

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori