LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet Milot Rashica

Rikthehet Milot Rashica
Rashica kur luante te Vushtrria

Kur ka nevojë më së shumti klubi për të, ai është këtu. Milot Rashica është i gatshëm për ndeshjen e së enjtes ndaj Hajvalisë. Talenti i Llamkos Kosovës, është rikthyer këto ditë nga Gjermania, kurse të shtunën ishte në tribunat e stadiumit ‘Ekrem Greiçevci’.

Rikthimi i tij ishte me bereqet, meqenëse skuadra e tij fitoi 4:0 ndaj Fushë Kosovë. Këtë herë nuk dëshiron t’iu ndihmojë nga tribuna, por në fushë. “Unë jam kthyer nga Gjermania dhe i jam bashkuar skuadrës në përgatitje. Për takimin me Hajvalinë, unë do të luajë, por varet nga trajneri a do të jetë titullar, apo do të hyjë si zëvendësues”, tregon Rashica për Arenën.

17-vjeçari ishte lënduar në javën e dytë të këtij edicioni, në një duel me Blerim Berishën e Trepçës ’89. Që nga atëherë ai nuk shkeli në fushën e gjelbër. Shkoi në Gjermani për t’u shëruar tek klubi i Hannoverit, tek të cilët ka gjasa të vazhdojë karrierën, pas këtij edicioni. “Lëndimin e kam kaluar. Tani jam shumë mirë dhe mezi po pres të kthehem dhe t’i ndihmoj shokëve”.

Kualifikimi në finale shumë i mundshëm


Hajvalia udhëton në Vushtrri me epërsinë 3:1, pas takimit të parë gjysmëfinal të Digitalb Kupës së Kosovës. Rashica beson se kualifikimi në finale është i mundshëm. “Kismet. Rezultati nuk është aq i lart. Me angazhim maksimal mund të fitojmë për të shkuar në finale”, u shpreh Rashica. Ai do të i gatshëm për skuadrën deri në fund të kampionatit. /Arena/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori