LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet Dobroshi

Rikthehet Dobroshi

Skuadra e hendbollit Besa mund të llogarisë në shërbimet e Alban Dobroshit qysh në sfidën e të shtunës kundër Kastriotit.

Dobroshi është rikthyer në stërvitje pas një pauze afro trejavore për shkak të një lëndimi muskulor dhe pritet të aktivizohet kundër Kastriotit.

"Më vjen keq që nuk kam mundur të ndihmoja skuadrën në tri ndeshjet e fundit. Por kam kuruar lëndimin tash dhe do të kthehem edhe më i fortë se që isha më herët. Kam nisur stërvitjet dhe do të jem i gatshëm për sfidën e fundjavës kundër Kastriotit", ka thënë Dobroshi të martën për gazetën.

Dobroshi ishte lënduar në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Challenge Cup që Besa e zhvilloi kundër skuadrës portugeze Aguas Santas-Milaneza. Besa u eliminua nga skuadra portugeze me rezultat të përgjithshëm 77:49 pas dy ndeshjeve. Besa është lidere në elitën e hendbollit kosovar me 20 pikë pas 10 ndeshjeve.


Besa është e gjashta me 22 pikë të mbledhura pas 16 xhirove në ETC Superligën e Kosovës në basketboll. /Koha/Telegrafi/