LAJMI I FUNDIT:

Riformatimi i Qeverisë kursen 3.6 milionë euro

Riformatimi i Qeverisë kursen 3.6 milionë euro

Opozita nuk e mbështet riformatimin e Qeverisë. Sipas tyre, as ky hap nuk do të sjellë zhvillime pozitive

Riformatimi i Qeverisë së Kosovës, i cili do ta përfshinte edhe zvogëlimin e ministrive, do t’ia kursente buxhetit të shtetit  3.6 milionë euro brenda një mandati, shkruan “Zëri”.

Kështu kanë vlerësuar hulumtuesit e institutit GAP dhe njohësit e çështjeve politike në Kosovë. Sipas tyre, numri i ministrive do të duhej të zvogëlohej nga 19 sa është tani në 13 gjithsej.


E përderisa në Kosovë aktualisht ka 19 ministri, dy prej tyre  (ajo e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Ministria e Integrimit Evropian) tanimë “funksionojnë” pa ministra.

Gjersa njohës të çështjeve politike kërkojnë riformatim të Qeverisë dhe shuarjen e disa prej këtyre ministrive, përfaqësues të Qeverisë thonë se riformatimi do të ndodhë, mirëpo ende nuk është caktuar se kur saktë do të fillojë një proces i tillë.

Sipas Qeverisë, riformatimi do të vijë si rezultat i pajtimit të partnerëve të koalicionit PDK-LDK. Mirëpo, partitë opozitare bashkë me analistët politikë nuk shohin vullnet të Qeverisë për ta ndërmarrë një hap të tillë, sado që sipas tyre është mjaft i nevojshëm. Kjo pasi, ashtu si ata kanë deklaruar, partitë në pushtet i kanë sistemuar dhe po i sistemojnë akoma njerëzit e tyre partiakë nëpër këto ministri. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori